Anti-Mafia22 Shkurt 2024, 21:09

Precedenti “Llalla” dhe vilat e Gjirit të Lalëzit, a do godasë drejtësia aty ku gëlojnë pronat e korrupsionit?!

Shkruar nga Pamfleti
Precedenti “Llalla” dhe vilat e Gjirit të Lalëzit, a do
Vilat e Gjirit të Lalëzit

Mjafton që të shohim se çfarë ndodh në Gjirin e Lalëzit. Vetëm vilat e Sali Berishës dhe të Ilir Metës janë me vlerë miliona euro. Ndërkohë fqinj me ta janë dhe shumë të tjerë, ministra, ish-ministra, deputetë, nga PS dhe nga PD...

Një apartament i Adriatik Llallës në Durrës ka kaluar në shërbim të publikut. Ish-Kryeprokurori u dënua me 2-vite burg, por u arratis në Itali, mirëpo pronat e tij të vëna nga korrupsioni u sekuestruan. Një apartament në bregdet është kthyer në qendër kulturore dhe ministri Taulant Balla ka paralajmëruar se e njëjta gjë do të ndodhë dhe me prona të tjera të sekuestrura nga krimi.

Por mesazhi më i fortë ka ardhur nga ambasadori i BE. Ai ka deklaruar se krimi e korrupsioni janë rrezik serioz, prandaj pronat e vëna në mënyrë të paligjshme duhet të sekuestrohen dhe të jenë në shërbim të qytetarëve.

Korrupsioni dhe krimi i organizuar grabisin burimet që i përkasin komunitetit. Në Durrës isha dëshmitar se si pasuritë e fituara përmes korrupsionit dhe krimit mund t'i kthehen komuniteteve lokale. Sot përuruam "Qendrën e Artit dhe Aktivizmit" në një apartament që më parë i përkiste një ish-prokurori të korruptuar. Një sipërmarrje sociale e mundësuar nga projekti #TWIST, financuar nga BE-ja, qendra pret krijues të rinj që të mësojnë teknika të reja dhe të prodhojnë art. Qendra është rezultat i partneritetit mes BE-së, qeverisë shqiptare, bashkisë së Durrësit dhe shoqërisë civile. Siç i thashë dhe Ministrit Taulant Balla, ne duhet ta përshkallëzojmë këtë lloj projekti. Krijimi i një Zyre për Rikuperimin e Pasurive mund të jetë një kontribut i mirë”, tha ambasadori i BE-së Silvio Gonzato.

Nëse shohim 30-vitet e demokracisë, nuk ka ndodhur kurrë që dikush të jetë futur në politikë dhe të ketë dalë i varfër. Ka ndodhur e kundërta: Kush është futur në politikë ka dalë milioner.

Mjafton që të shohim se çfarë ndodh në Gjirin e Lalëzit. Vetëm vilat e Sali Berishës dhe të Ilir Metës janë me vlerë miliona euro. Ndërkohë, fqinj me ta janë dhe shumë të tjerë, ministra, ish-ministra, deputetë, nga PS dhe nga PD. Shumica nuk i kanë deklaruar këto vila, madje aty ka shtëpi dhe ish-kreu i SPAK, Arben Kraja. Pra mjaftojnë autoritetet të zbarkojnë te Gjiri i Lalëzit dhe me pronat që mund të konfiskohen aty, mbushet arka e shtetit dhe ato para mjaftojnë për të investuar në rrugë, shkolla, spitale, etj.  

SPAK në fund të vitit që lamë pas e hodhi një hap, pasi u sekuestrua vila e dhëndrit të Berishës, por a do të veprohet me fqinjët e tij. Kemi Metën me super vilë, janë nja 10 a 15 deputetë po ashtu, kemi ministra, pa lënë mënjanë drejtorë, sekretarë të përgjithshëm, gjyqtarë, prokurorë etj. /Pamfleti