TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Shkurt 2026, 22:46

Prefektura e Qarkut Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese!

Shkruar nga Pamfleti

Prefektura e Qarkut Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel

Prefektura e Qarkut Durrës ka paralajmëruar qytetarët dhe institucionet për reshje të dendura shiu që pritet të zgjasin për katër ditë radhazi.

Në njoftim bëhet thirrje për marrjen e masave parandaluese, monitorimin e vazhdueshëm të situatës në terren, si dhe raportimin e menjëhershëm të çdo problematike që mund të lindë. Gjithashtu, kërkohet koordinim ndërinstitucional për përballimin në kohë të çdo emergjence të mundshme.

“Bazuar në informacionin e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak për periudhën 06.02.2026 – 10.02.2026, parashikohen reshje shiu me intensitet të lartë në territorin e Qarkut Durrës, të cilat mund të shkaktojnë vështirësi dhe problematika. Nisur nga situatat e mëparshme që reshjet intensive kanë shkaktuar mbi banesat, bizneset, infrastrukturën dhe jetën e përditshme të qytetarëve, është e domosdoshme që të gjitha strukturat përgjegjëse të tregojnë gatishmëri maksimale, përgjegjësi institucionale dhe bashkëpunim të vazhdueshëm”, njofton Prefektura Durrës.

Autoritetet u bëjnë apel edhe qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të ndjekin udhëzimet e institucioneve përgjegjëse gjatë kësaj periudhe me kushte të përkeqësuara atmosferike.

durrës reshje paralajmërim

Lini një Përgjigje