TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Tetor 2025, 11:00

Prej 17 ditësh në reanimacion, si paraqitet gjendja shëndetësore e Fatos Nanos

Shkruar nga Pamfleti

Prej 17 ditësh në reanimacion, si paraqitet gjendja

Ish-kryeministri socialist Fatos Nano ndodhet prej 17 ditësh i shtruar në një spital privat në Tiranë në gjendje të rënduar shëndetësore, pas një arresti kardiorespirator.

Sipas “Report Tv”, bëhet me dije se ditën e sotme ish-kryeministri nuk ka asnjë përmirësim dhe as përkeqësim të gjendjes së tij.

Fatos Nano, 73 vjeç është themeluesi dhe kreu i parë i Partisë Socialiste të Shqipërisë. Ai ishte njeriu që bëri të mundur transformimin e ish Partisë së punës që vinte nga trashëgimia komuniste, në një forcë që i rezistoi pluralizmit politik, si një aktore me peshë në skenën shqiptare.

Nano ka qenë kryetar i Partisë Socialiste nga 12 qershori i vitit 1991 e deri në vitin 2005, kohë kur u shkëput nga politika. Një përpjekje e tij e mëvonshme për postin e kreut të shtetit, nuk u mbështet nga Partia socialiste, drejtimin e së cilës e kishte marrë Edi Rama. Gjatë viteve të angazhimit në politikë, që nga viti 1991, ai shërbeu 4 herë si kryeministër i vendit.

Lini një Përgjigje