Ish-drejtuesi i Lartë i Policisë së Shtetit, Shemsi Premçi është shprehur se SPAK ka gjyqtarë të bërë “pis” në çështjen e inceneratorëve.
Ai tregoi se dy prokurorë kanë dhënë dorëheqjen pasi në kompjuterin e drejtuesit të inceneratorit janë gjetur komunikime me Arben Ahmetajn.
“Pra, kemi dhe prokurorë brenda SPAK-ut të bërë pis në hetimin e inceneratorëve sepse po të ishte hetuar zoti Ahmetaj që kur ka bërë denoncimin Partia e Lirisë, qytetarët ose mediat, zoti Ahmetaj nuk do ta kishte kryer më funksionin e zv. Kryeministrit të Shqipërisë. Ai edhe pseudonimin e ka tigri. Ne tigrin e dimë si grabitqar,” – tha ai në Euronews Albania.
Lini një Përgjigje