
Juristi Kreshnik Spahiu ka deklaruar se nuk duhet që qeveria shqiptare të cilësohet si diskriminuese në rastin e Fredi Belerit sepse nuk ka kursyer as të vetët.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai kujtoi shkarkimin e kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjicit pas video-skandalit erotik dhe shkarkimin e kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla pas aferës me tenderat.
“Kemi 3 kryetar bashkish për të cilët është mbajtur një praktikë, njëri pretendon që është me kombësi greke dhe përfaqëson Partinë e të Drejtave të Njeriut, ndërsa dy të tjerët përfaqësojnë partinë në pushtet, Partinë Socialiste. Tani, çfarë mund t’i kërkosh qeverisë së socialistëve në Shqipëri, kur dy kryetarët e vet i ka shkarkuar pa një vendim të formës së prerë të gjykatës? Pra, kjo qeveri, të cilën Athina e akuzon për diskriminim dhe për racizëm, apo për shkelje të të drejtave etnike të minoritetit grek ka mbajtur të njëjtin precedent”, u shpreh Spahiu.
Lini një Përgjigje