
Sekretari i çështjeve ligjore për Partinë Demokratike, Indrit Sefa ka dhënë detaje se si është menduar të bëhet vetingu për politikanët.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, ai sqaroi se tashmë është menduar një formë e re për të bërë hetimin dhe ferifikimin e pasurive të politikanëve.
“Diskutimi për vetingun është një kërkesë e hershme, ka ndryshuar formë pasi ne në propozimin e parë patëm edhe një paqartësi nga ana e SPAK se ishte vendosur ai si organ për të bërë vetingun, por nuk e mori përsipër.
Ne kemi menduar një formë të re tani e cila përputhet me institucionet të cilat kanë për detyrë funksionale kontrollin e pasurisë së funksionarëve publik, përveç kësaj tani u shtohet edhe kontrolli i figurës dhe i personalitetit të funksionarëve. Ky është element shtesë shumë i rëndësishëm”, tha Indrit Sefa.
Lini një Përgjigje