TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Korrik 2026, 17:20

Plas keq në Botëror, ylli i ekipit tërhiqet nga kombëtarja dhe akuzon stafin teknik

Shkruar nga Pamfleti
Plas keq në Botëror, ylli i ekipit tërhiqet nga kombëtarja
Kombëtarja e Senegalit

Senegali është përballur me zhgënjim të madh pas eliminimit dramatik nga Kupa e Botës, pas humbjes 3-2 ndaj Belgjikës në kohën shtesë. Afrikanët kishin një epërsi prej 2-0 deri në minutën e 85-të, por nuk arritën ta ruanin avantazhin, duke pësuar një përmbysje që i la jashtë turneut.

Pas ndeshjes, një nga futbollistët më të rëndësishëm të përfaqësueses, Pape Gueje, reagoi ashpër ndaj trajnerit dhe stafit teknik, duke njoftuar se do të tërhiqet përkohësisht nga kombëtarja.

Do të rikthehem për t’ju thënë disa fjalë lidhur me eliminimin… por sot po njoftoj se, për sa kohë që ky staf teknik do të jetë në krye, unë do të bëj një pauzë nga kombëtarja”, shkroi mesfushori i Vijarrealit.

Plas keq në Botëror, ylli i ekipit tërhiqet nga kombëtarja

Kombëtarja e Senegalit drejtohet nga Pape Çau, i cili ka marrë drejtimin e ekipit që prej vitit 2024. Deklarata e Gueje pritet të shtojë presionin mbi stafin teknik pas eliminimit të dhimbshëm nga Botërori.

pape gueje futbollisti i senegalit

Lini një Përgjigje