TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Qershor 2026, 07:12

Protestat për Zvërnecin, Spahiu: Nëse dorëhiqet Rama, kush i fiton zgjedhjet pas 45 ditësh?

Shkruar nga Pamfleti
Protestat për Zvërnecin, Spahiu: Nëse dorëhiqet Rama, kush i
Juristi Kreshnik Spahiu

Juristi Kreshnik Spahiu thotë se ka shumë pikëpyetje lidhur me qëllimin që synojnë të arrijnë protestat e organizuara në Tiranë, që kundërshtojnë investimin në Zvërnec të Vlorës.

Spahiu iu drejtua një pyetje të drejtëpërdrejtë protestuesve që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

‘Kush i fiton zgjedhjet pas 45 ditësh nëse kryeministri Edi Rama jep dorëheqjen?’, ishte pyetja e Spahiut drejtuar protestuesve.

“Ka dyshime për pronarët e vërtetë dhe paqartësi për thelbin e pronës. Por është mirë që ata që mbrojnë këtë kauzë, të mundohen të dëgjojnë edhe një pjesë të rezervave që ka një pjesë e opinionit publik. Kërkesa kryesore e protestuesve është dorëheqja e Edi Ramës. Atëherë sot në mbrëmje, nëse Rama jep dorëheqjen dhe qeveria bie, atëherë pas 45 ditësh kemi zgjedhje të parakohshme. Unë kam pyetjen mbi të cilën ngre analizën për të gjithë protestuesit, ‘kjo kauzë e Zvërnecit shërbeu për ta dobësuar Ramën dhe Berishën, apo duke shkuar në zgjedhje të parakohshme forcohet edhe Rama e Berisha?’”, tha mes të tjerash Spahiu.

Spahiu tha se disa nga pretendimet e protestuesve për një proces jotransparent dhe për dyshime mbi pronësinë, qëndrojnë, por sipas tij, nuk kishte pse këto protesta të ndodhnin në një moment që Ivanka Trump dhe dhëndri i Presidentit Donald Trump, Jared Kushner, zgjodhën të investonin në Vlorë.

“Tani unë jam plotësisht dakord që është një proces jotransparent, ka dyshime për pronën, nuk ka qartësi për projektin dhe financimin. Por a është hera e parë që kjo ndodh në Shqipëri, apo hera e 100 mijë? Pse pikërisht kur u interesua Ivanka Trump ndodh ky proces?”, vijoi më tej Spahiu.

protestat për zvërnecin spahiu: nëse dorëhiqet rama

1 Komente

  1. F
    Feti Dema

    O shoku Kreshnik! Nuk e kemi as me investimet amerikane, as me të bijën e Presidentit. E kemi me dy fakir fukarenjtë Edi Rama, Sali Berisha dhe dishepujtë e tyre. Sheshi ushton nga thirrjet Edi Rama në burg, Sali Berisha në burg. Por ne nuk po kërkojmë të bëjmë as rolin e prokurorit dhe as të gjykatësit. Politikisht jemi korrekt. Është një mbështetje që qytetarët po i japin SPAK-ut. Dhe se Ata (qytetarët) nuk do të pranojnë ti qeverisi më koalicioni i grabitqarëve. Ju qartazi, sipas meje, jeni në anën e establishmentit . Domosdo. Keni qënë pjesë kontributore e tij.

    Lini një Përgjigje