TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Qershor 2026, 22:25

Andi Bushati: Në këtë protestë po ndeshen dy grupe, hajdutët dhe të vjedhurit!

Shkruar nga Pamfleti
Andi Bushati: Në këtë protestë po ndeshen dy grupe,
Andi Bushati dhe Edi Rama

Analisti Andi Bushati, ka folur për protestën e qytetarëve, duke deklaruar se nuk ka nevojë për teori konsipirative me Greqinë dhe vende të tjera fqinjte për të kuptuar se ç'po ndodh. Bushati tha se kjo është një ndeshje mes hajdutëve dhe të vjedhurve.

Ai deklaroi se askush nuk është kundër investimeve dhe investitorëve të huaj, por theksoi se nuk mund të ndryshohen ligjet për t’i favorizuar ato.

"Mendoj se kjo protestë nuk është as një çështje debati midis marksistëve dhe kapitalistëve, as midis atyre që duan mjedisin dhe atyre që duan zhvillimin, as mes patriotëve dhe atyre që mbrojnë interesat e Greqisë, në thelb kjo është ndeshja e madhe midis hajdutëve dhe të vjedhurve!  Këto janë dy grupimet që ndeshen, një kastë që vjedh dhe një popull që ndihet i vjedhur. Çdo tentativë për të bërë konspiracionizëm, patriotizëm, pro kapitalizëm, është mashtrimi për të mbrojtur hajdutët. Kë dëgjoni që mbron këto teza, është avokat i hajdutëve. Pse kam arritur në këtë konkluzion? Aradhe që shqetësohen për investitorët, Greqinë, ambientalistët, janë avokatë të hajdutit. Sepse ne duhet të zbresim në gjenezë të çështjes. Na thueht, investime të mëdha, po vjen dhëndri i Trump, 4 mld euro, po çfarë investime të ketë Shqipëria? Po të na duhej investim në Zvërnec, sot Vlora ka një plan urbanistik, i bërë me specialistë, me urbanistë, ambientalistë, me ekonomistë, i cili nuk e parashikon Zvërnecin, si zonë që duhet të ndërtohet turizmi elitar.

Thonë se do të vijë Trump, do të vijë Kushner. Shumë mirë, por jo të ndërrojmë ligjet për Kushnerin, jo të japim leje zhvillimore, për Kushnerin, pa patur një projekt. Janë bërë një sërë shkeljesh. Kjo na tregon, që këtu primar nuk ka qenë zhvillimi, këtu primar ka qenë ajo që flasim prej vitesh, i duhet Ramës ti bëjë gojore dikujt për të shpëtuar lëkurën e vet si hajdut, dhe fal llokma Shqipërie duke shkelur ligj, norma, për të arritur një qëllim të vetin. A është ky interes i shqiptarëve? Çështje zhvillimi? Çështje që po shqetëson Greqinë, Kroacinë dhe Malin e Zi? Apo duhet të na shqetësojë ne, që jemi kthyer në republikën e një njeriu të vetëm, që shpërndan llokma për të na sunduar ne më shumë. Kjo e Zvërnecit është si e Portit të Durrësit. Thoshin nuk do të vijë Alabari, por grupi Emaar. Nu ka Emaar. Do të bëhen 2 mld investime të huaja. S'ke as 10% para të Alabarit por të shqiptarit që blejnë apartamente. Pra, ta zhveshim fabulën nga të gjitha këto që janë ngritur përreth dhe ta shohim si konflikt që njerëzit që janë në rrugë e kanë kuptuar, ky është konflikti mes hajdutëve dhe të vjedhurve", deklaroi Bushati.

1 Komente

  1. F
    Fhj

    Bushat ke humbur aftesine e sintezes. Je bere nje kukull gjobitje politike. Te eshte thare nervi e qelbur era e gojes.. Erdhi koha.. Ik ne Pension!!!

    Lini një Përgjigje