TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Qershor 2026, 21:14

Gjesti i veçantë i protestuesit para Kryeministrisë, u dhuron lule efektivëve për policin e vrarë (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Gjesti i veçantë i protestuesit para Kryeministrisë, u dhuron
Foto ilustruese

Një gjest simbolik është shënuar mbrëmjen e kësaj të enjteje gjatë protestës së zhvilluar para Kryeministrisë kundër ndërtimit në Zvërnec.

Teksa protesta vijonte në mënyrë paqësore, një nga qytetarët iu afrua efektivëve të policisë të vendosur në kordonin e sigurisë dhe u dhuroi lule të kuqe dhe të bardha.

Sipas protestuesve, gjesti u bë në shenjë solidariteti dhe respekti për efektivin e policisë që humbi jetën gjatë një operacioni policor.

Efektivët e pranuan dhuratën, duke iu përgjigjur qytetarit me buzëqeshje, ndërsa më pas vijuan detyrën. Lulet mbetën në duart e tyre teksa qëndronin në shërbim para ambienteve të Kryeministrisë.

Ky nuk është rasti i parë kur protestuesit shfaqin solidaritet ndaj uniformave blu. Edhe në ditët e mëparshme, pjesëmarrësit kanë përcjellë mesazhe respekti ndaj efektivëve të angazhuar në ruajtjen e rendit gjatë tubimeve.

protesta policet

Lini një Përgjigje