TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Korrik 2025, 20:52

"PS ka dështuar", Mërtiri: Arbitraritetin e Ramës e aprovon vetë partia!

Shkruar nga Pamfleti
"PS ka dështuar", Mërtiri: Arbitraritetin e Ramës e
Ergys Mërtiri

Analisti, Ergys Mërtiri u shpreh se PS ka qenë një dështim në qeverisje që ka kaluar nga skandali në skandal. Ai tha se se PS është mësuar me arbitrarët që në kohën e Enverit. 

Ai thekson se Rama ka të drejtë të bëjë çtë dojë, pasi është vetë partia që ja aprovon. 

"Brenda partisë kryeministri është në të drejtën e vet të bëjë çfarë të dojë sepse në fund fare është partia ajo që e aprovon sjelljen e tij, qoftë kjo arbitrare apo gjithçka.

Ajo parti është mësuar me arbitraritet që në kohën e Enver Hoxhës.

Ai e bën këtë sepse megjithë se ka fituar ai e ndjen që në fakt kjo nuk është një fitore.

PS apo me saktë qeveria e tij ka qenë një dështim në të gjitha aspektet. Ka qenë një dështim në qeverisje.

Ka qeverisur keq si kurrë ndonjëherë. Ka qenë dështim në moral. Është një qeverisje e mbushur me korrupsion, me nivel të lartë kriminalizimi.

Një qeverisje e cila ka numrin më të madh ose rekordet më të mëdha kriminale që ka pasur ndonjëherë ndonjë qeverisje. Qeverisje që ka kaluar nga skandali në skandal.

Është në qeverisje me rezultatin më të thellë që ka qenë ndonjëherë në mënyrë paradoksale, jo për meritë të saj por për meritë të opozitës e cila është në nivel katastrofik që nuk prodhon dot rivalitet.

Pa legjitimitet asnjë qeveri nuk mund të qëndrojë në pushtet", tha Mërtiri për "Ora News".

Lini një Përgjigje