TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Maj 2025, 12:44

Pse megaoperacioni i SPAK u zhvillua pas zhgjedhjeve? Përgjigjet Altin Dumani

Shkruar nga Pamfleti
Pse megaoperacioni i SPAK u zhvillua pas zhgjedhjeve? Përgjigjet Altin
Altin Dumani

Kreu i SPAK Altin Dumani, ka folur gjatë konferencës së mbajtur me autoritete italiane lidhur me megaoperacionin e përbashkët antidrogë. 

I pyetur se pse ky operacion u zhvillua pas zgjehdjeve, Dumani theksoi se nuk ka të bëjë me to. 

Ai shtoi se ëhstë një operacion ndërkombëtar që nuk zhvillohet vetëm në Shqipëri por edhe në vende të tjera. 

“Nuk ka të bëjë fare me zgjedhjet, ne veprojmë si skuadër edhe datën e dakordësojmë së bashku.

Është një operacion ndërkombëtar, nuk zhvillohet vetëm në Shqipëri, por edhe në vende të tjera.

Kështu që ajo që është e sigurt është një datë e dakordësuar me policinë italiane dhe eurojust”, tha Dumani.

Lini një Përgjigje