Prokurori italian që ka ndjekur hetimet e megaoperacionit të zhvilluar në Itali dhe Shqipëri është ndalur tek fluksi i parave të përfituara nga trafiku i narkotikëve, të cilat transportoheshin nga Italia në Shqipëri përmes agjencive të autobusëve.
Ky aktivitet, sipas tij, është zbuluar falë shkëmbimit simultan të informacionit, përdorimit të GPS për lokalizim dhe vëzhgimit të koordinuar transkufitar.
Gjatë operacioneve hetimore janë identifikuar prova konkrete që tregojnë rrjedhën e parave nga vendet perëndimore drejt Shqipërisë.
“Sa i përket fluksit të parave kemi arritur bashkë të vëzhgojmë dhe të filmojmë kur personat nga Italia tia besonin paratë agjencitë e transportit me autobus që vinin në Shqipëri.
Edhe ky aktivitet për eliminimin e vështirësive në kalimin e kufijve është arritur me anë të shkëmbimit të informacionit simultane, ka lejuar të kryheshin në lokalizime me anë të GPS dhe shërbimeve të vëzhgimit transkufitare. Kemi arritur të shohim paratë që nga Italia shkonin në shoferët e autobusëve dhe më pas vinin në Shqipëri.
Fluksi i parave është kuptuar nga të dhënat e marra nga chatet, në fotot e bërë në celular rezultatin përveç lëndëve narkotike dhe paratë. Bashkë me pakot e parave kishte edhe disa letra të shkruara me dorë sa i takon kontabilitetit të grupit”.,tha prokurori italian.
Më tej prokurori Vladimir Mara tha:
“Masë sigurimi ndaj një avokati në Durrës, disa episode të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm. I përket një faze të mëtejme të hetimit për verifikime të tjera. Ndërsa lidhje të drejtësisë me grupet kriminale nuk kemi pasur deri më tani por hetimi do të nxjerrë dhe do të na paraqesë një pamje më të qartë të asaj që ka ndodhur.”, tha ai.
Lini një Përgjigje