Ndërsa në Serbi interpretohet se është krijuar një "aleancë kundër Serbisë", ekspertët e mbrojtjes nga Zagrebi dhe Prishtina besojnë se nuk ka arsye për shqetësim në Beograd…
Stërvitja e përbashkët ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë, ka shkaktuar reagime të forta në Serbi.
Mediat njoftojnë se stërvitjet ushtarake mes 3 vendeve do të zhvillohen në Zagreb dhe në Tiranë, ndërsa ato bazohen në një memorandum mirëkuptimi në fushën e mbrojtjes, të nënshkruar nga tre palët në mars të vitit 2025.
Por, Beogradi zyrtar pretendon se memorandumi bie ndesh me marrëveshjen nënrajonale për kontrollin e armatimeve të vitit 1996, si dhe me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, sipas së cilës KFOR-i është forca e vetme e armatosur në Kosovë.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, komentoi gjatë fundjavës njoftimin për stërvitjet e përbashkëta. Në një intervistë për televizionin Informer ai deklaroi se bashkëpunimi mes Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës është i drejtuar kundër Serbisë.
“Kam parë në shtypin kroat që shkruajnë se unë do të çmendem për shkak të stërvitjeve ushtarake në Zagreb dhe Tiranë. Nuk është e drejtuar kundër meje, por kundër Serbisë”, tha Vuçiç.
Ai shtoi se marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kroacisë mbeten të tensionuara edhe për shkak të çështjeve gjyqësore dhe politike mes dy vendeve.
Analiza e Marija Stojanović
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, gjeneral Arben Kingji, njoftoi javën e kaluar se Shqipëria, Kroacia dhe Kosova do të zhvillojnë gjatë këtij viti stërvitje të përbashkëta ushtarake. Sipas mediave shqiptare, dy prej tyre do të zhvillohen në Zagreb dhe një në Tiranë.
Kingji deklaroi se plani i bashkëpunimit përfshin jo vetëm stërvitje të përbashkëta, por edhe shkëmbim përvojash dhe koordinim më të thellë operacional. Ky bashkëpunim mbështetet në një memorandum mirëkuptimi në fushën e mbrojtjes, të nënshkruar nga tre palët në mars të vitit 2025. Marrëveshja ka shkaktuar reagime të ashpra nga autoritetet serbe.
Beogradi zyrtar pretendon se memorandumi bie ndesh me marrëveshjen nënrajonale për kontrollin e armatimeve të vitit 1996, si dhe me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, sipas së cilës KFOR-i është forca e vetme e armatosur në Kosovë.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, komentoi gjatë fundjavës njoftimin për stërvitjet e përbashkëta. Në një intervistë për televizionin Informer ai përsëriti se bashkëpunimi mes Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës është i drejtuar kundër Serbisë.
“Kam parë në shtypin kroat që shkruajnë se unë do të çmendem për shkak të stërvitjeve ushtarake në Zagreb dhe Tiranë. Nuk është e drejtuar kundër meje, por kundër Serbisë”, tha Vuçiç. Ai shtoi se marrëdhëniet me Kroacinë mbeten të tensionuara edhe për shkak të çështjeve gjyqësore dhe politike mes dy vendeve.
Në një intervistë për “Savremena politika”, Ramadan Ilazi, drejtor i kërkimeve në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë në Prishtinë, tha se e kupton shqetësimin e autoriteteve serbe, por nuk sheh arsye objektive për alarm.

Sipas tij, nga pikëpamja e sigurisë ushtarake, aktori kryesor në Kosovë mbetet NATO përmes misionit KFOR.
Ilazi vlerëson se interpretimet dramatike të marrëveshjes mund të lidhen edhe me zhvillimet e brendshme politike në Serbi.
Ai thekson se marrëveshje të tilla janë pjesë e zakonshme e strategjive mbrojtëse të shteteve të vogla dhe synojnë kryesisht rritjen e ndërveprueshmërisë ushtarake, trajnimin dhe përmirësimin e reagimit ndaj krizave.
Në fund të janarit, në Zagreb u mbajt një takim mes përfaqësuesve të Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës në nivel të drejtorëve për politikën e mbrojtjes dhe armatimet. Ministria kroate e Mbrojtjes njoftoi se palët diskutuan mundësitë për forcimin e bashkëpunimit në kapacitetet mbrojtëse, bashkëpunimin mes industrive të mbrojtjes dhe zbatimin e memorandumit të nënshkruar në Tiranë më 18 mars 2025.
Në fillim të shkurtit, në Shkodër u zhvillua gjithashtu një takim mes shefave të shtabeve të përgjithshme të Shqipërisë dhe Kroacisë dhe komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Diskutimet u përqendruan në thellimin e bashkëpunimit ushtarak përmes planeve konkrete.
Pak ditë më vonë, në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih, u takuan ministrat e mbrojtjes së Kroacisë dhe Shqipërisë si dhe kryeministrat e Kosovës dhe Kroacisë, Albin Kurti dhe Andrej Plenkoviç.
Kurti deklaroi se Kosova ndan vlera të përbashkëta me Kroacinë dhe se Zagrebi mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe në Bashkimin Evropian.
Plenkoviç, në një postim në rrjetin social X, tha se me Kurtin diskutoi për situatën në rajon, sfidat e sigurisë dhe statusin e pakicës kroate në Janjevë, duke theksuar se Kroacia vazhdon të forcojë bashkëpunimin me Kosovën dhe mbështet rrugën e saj evropiane.
Vuçiç, i cili gjithashtu mori pjesë në konferencën e Mynihut, reagoi ndaj këtyre takimeve duke deklaruar se Serbia do të ndërmarrë hapa në përputhje me situatën.
Megjithatë, disa ditë më vonë, gjatë një samiti në Nju Delhi, ai tha se kishte zhvilluar një bisedë të gjatë me kryeministrin kroat.
“Sipas Plenkoviçit, ky bashkëpunim nuk është i drejtuar kundër Serbisë”, deklaroi presidenti serb.
Ilazi argumenton se bashkëpunimi ushtarak mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë duhet parë kryesisht si një formë normale e bashkëpunimit mbrojtës mes Kosovës dhe vendeve anëtare të NATO-s, të cilat kontribuojnë edhe me trupa në misionin KFOR.
Ai kujton se vende si Finlanda dhe shtetet baltike kanë ndjekur për dekada modele të ngjashme bashkëpunimi para se të bëheshin anëtare të NATO-s.
Sipas tij, marrëveshje të tilla nuk janë të pazakonta në Evropë dhe zakonisht synojnë forcimin e aftësive ushtarake dhe koordinimit ndërmjet partnerëve.
Një qëndrim të ngjashëm shpreh edhe Senada Selo Sabiç, këshilltare shkencore në Institutin për Zhvillim dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare (IRMO) në Zagreb.
Ajo deklaron për “Savremena politika” se nuk e sheh këtë marrëveshje si kërcënim për Serbinë apo për paqen në rajon.
Sipas saj, bëhet fjalë për bashkëpunim mbrojtës brenda kornizës së detyrimeve ndërkombëtare, duke pasur parasysh se Kroacia dhe Shqipëria janë anëtare të NATO-s dhe se bashkëpunimi zhvillohet brenda kontekstit euroatlantik të sigurisë.
Selo Sabiç thekson se interpretimi i një iniciative si kërcënim varet shpesh nga mesazhi politik që synohet të përcillet.
Sipas saj, iniciativa mund të shihet edhe si një hap drejt forcimit të qëndrueshmërisë rajonale dhe ndërveprueshmërisë ushtarake, gjë që në të ardhmen mund të hapë hapësirë për bashkëpunim më të gjerë rajonal në fushën e sigurisë.
Ilazi shton se marrëveshja trilaterale duhet parë edhe në kontekstin e dy zhvillimeve të rëndësishme të viteve të fundit: pamundësisë së Kosovës për t’u anëtarësuar në NATO dhe incidentit të Banjskës në vitin 2023.
Ai thekson gjithashtu se deklaratat e Vuçiçit për mundësinë që Serbia të ndjekë shembullin e Azerbajxhanit në Nagorno-Karabak kanë shkaktuar shqetësim në Kosovë.
Sipas Ilazit, integrimi në Bashkimin Evropian dhe NATO do të ndihmonte në uljen e dilemave të sigurisë në Ballkanin Perëndimor.
Ai argumenton se anëtarësimi në këto organizata do të reduktonte ndjeshëm tensionet dhe shqetësimet që lidhen me bashkëpunimin ushtarak ndërmjet vendeve të rajonit.
Në të njëjtën kohë, ai thekson se në Kosovë ekzistojnë shqetësime lidhur me politikat e sigurisë së Serbisë, përfshirë konceptin e “mbrojtjes totale”, rritjen e forcave speciale, si dhe bashkëpunimin ushtarak me Rusinë dhe blerjen e pajisjeve ushtarake nga Rusia dhe Kina.
Nga ana e saj, Senada Selo Sabiç thekson se Serbia, si çdo shtet sovran, ka të drejtë të vendosë për marrëveshjet e veta të sigurisë dhe për bashkëpunimin me NATO-n, të cilin tashmë e zhvillon në disa forma.
Megjithatë, ajo nënvizon se edhe vendet e tjera kanë të drejtë të zhvillojnë format e tyre të bashkëpunimit.
Sipas saj, çështjet e sigurisë në rajon duhet të trajtohen me transparencë dhe pa retorikë që rrit në mënyrë të panevojshme tensionet. / Përshtatur nga Savremena politika/
Lini një Përgjigje