Gazetarja Klodiana Lala, duke folur pikërisht mbi aludimet që qarkullojnë për motivacionin e lirimit nga detyra të Prodës, tha me bindje se kryeministri Edi Rama e kishte vendosur që para protestës së 28 shkurtit për ta hequr nga ai post. Ajo paralajmëroi gjithashtu se “të besuarit” e Prodës nëpër komisariate do largohen një nga një.
“Furtuna” mbi emrin e Prodës, nënvizoi se nisi që kur u diskutua një grup i strukturuar kriminal brenda AKSHI-t. Sipas gazetares, Agasi (aktualisht i shpallur në kërkim) ka qenë ndërmjetës mes kreut të qeverisë dhe Prodës.
“Iu dha grada të pamerituara të gjithë rrethit të tij shoqëror, disa prej të cilëve u janë sekuestruar celularët. Së dyti, ka pasur lidhje okulte. Pas shpalljes në kërkim të Agasit, drejtorë të policisë i kanë prezantuar platformën Ylli Carës, ish-ortak i Prodës, biznesmen. Një personazh që është jo vetëm lidhje e ngushtë për Prodën, por ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë për caktimin e emrave. Drejtori është ndikuar nga ai. Ekziston një hetim penal pa emër të regjistruar, por që është i ndarë nga dosja e AKSHI-t, për implikim të zyrtarëve policorë në rrëmbimin e Daniel Shimës”, deklaroi Lala për Prodën, në 'Opinion".
Sipas Lalës, Prokuroria e Posaçme AntiKorrupsion ia ka sekuestruar celularin Prodës, që kur ai punonte në drejtorinë e Policisë Elbasan.
“Në vitin 2024, në atë kohë u godit një prej organizatave më të rrezikshme kriminale, të drejtuar nga vëllezërit Çopja. Në atë kohë, pati dyshime të forta se ky operacion mund të ishte dekonspiruar. Ky lajm nuk u mësua në momentin e sekuestrimit, por kur Proda garoi për kreun e Policisë së Shtetit. Celulari i tij është këqyrur, ka një hetim të çelur, nuk ka ende një rezultat deri tani. Në atë kohë, drejtor ka qenë Rrumbullaku, që një ditë papritmas u largua”, shpjegoi ajo.
Sa i takon protestës së opozitës, u shpreh se trajektorja që u ndoq atë të shtunë ishte totalisht e paparashikueshme.
“PD-ja nuk dha detaje për mënyrën si do të lëvizte. Gjatë gjithë kohës hidheshin molotovë nëpër kosha plehrash. Në momentin kur gazetarët dhe protestuesit kanë qenë te ura e Drejtorisë, ka filluar të raportohet se mund të kishte një ndalesë te ish-vila e diktatorit. E kemi mësuar diku te 7-8 minuta para.”, shtoi ajo.
Po sipas gazetares, Proda ka qenë për herë të fundit në zyrën e tij mbrëmjen e së dielës, 1 mars.
“Ka pasur një debat me tone të forta me kryeministrin, është komanduar menjëherë Bizhga”, tha Lala.
Proda dhe Rama thirrën Lalen dhe bënë një debat me tone të forta… sikur Proda është zëvendes kryeministêr e ministër i brendshëm… shumë gazetare e guximshme e plot fantazi nje sherlok homs femëror… mos flasim për elokuencën e nivelin e shqipes së folur. Një gazetare shembull i gazetarisë së çorbês e fasuleve.