Gazetari Artan Hoxha, komentoi shkarkimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ilir Proda. Hoxha u shpreh se Proda u detyrua që të largohet nga detyra. Ai përmendi dhe raste të mëhershme të shkarkimeve të drejtorëve të Policisë së Shtetit. Sipas tij, në shumë raste, drejtorët janë shkarkuar nga kryeministri, sipas kalkulimeve që kreu i qeverisë ka bërë.
“Është sekuestruar celulari i Prodës. Ndërsa, SPAK thotë se nuk është marrë celulari i drejtorit të Policisë. Po të kishte hetim, SPAK do vepronte dhe do merrej vesh. Nëse ka hetim konkret, do kuptohej. Besoj se nëse SPAK do kishte hetim ndaj Prodës, ky fare mirë mund të ishte motivimi për shkarkimin e Prodës. Por, Ilir Proda është detyruar të japë dorëheqjen. Drejtori i Policisë së Shtetit është liruar nga detyra sipas njoftimit zyrtar, pasi u zgjodh me konkurs.
Dua të tregoj pak dhe historinë me drejtorët e policisë. Rama nuk ka respekt për postin e drejtorit të Policisë. Kryeministri ua ka prerë mandatin kur ka dashur. Është Edi Rama që vendos, duke bërë llogaritë e veta. Artan Didi u shkarkua papritur, edhe Gledis Nano kështu u shkarkua. Kreu i qeverisë shpik konkurset për zgjedhjen e kryepolicit dhe më pas i shkarkon”, tha Hoxha në emisionin “Opinion”.
Dhe ky hije e Rames ku shkon Rama është ky nuk i shpëton gjë nga veprimtaria sidomos kur i shkarkon pa konkurs mbasi i zgjedh me konkurs drejtorët po nuk i paska dëgjuar të zihen me zë të lartë dhe ky afer çorbës sepse nuk e dika që celularin ja ka marre spak nuk ja ka treguar Lala… thashethemsha pa ndrojë e pergjegjsi profesionale