TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Tetor 2024, 22:19

Pse u zgjodh kthesa e Kamzës? Elton Qyno tregon sekretet e arrestimit të Metës: Nuk ju tregua urdhri i gjykatës, AMP po heton policët

Shkruar nga Pamfleti

Pse u zgjodh kthesa e Kamzës? Elton Qyno tregon sekretet e arrestimit

Gazetari Elton Qyno ka treguar detaje të reja nga arrestimi i Ilir Metës. Ai ishte sot në emisionin “Të Pashoq” në kanalin e “Pamfletit” në “YouTube”. Sipas tij, Meta nuk është njohur me urdhrin e arrestit.

-Si e patë arrestimin?

Ka qen një nga arsyet që kjo ngjarje mori përmasa të mëdha, edhe pse flihej nën zë se do kishte mandat arresti. Mënyra si u krye tërhoqi vëmendje që të merren më shumë me formën e arrestimit se sa me akuzën

-E qëllimshme kjo?

Nuk ka qenë e qëllimshme por u doli nga kontrolli. Duhet marrë në analizë gjitha veprimet dhe do ketë një hetim nga AMP. Ka pasur një plan operacional. Po të shohësh makinat ka pasur një skenar. Vendi u zgjodh për shkak të trafikut, me qëllim që të mos i dhënë mundësinë të largohej sepse vetë policia e ka pritur këtë mosbindje. Nga Morina e ka ndjekur në mënyrë operative dhe e bllokuan kur u krijua trafik, me idenë se ai nuk do largohet dhe të vërë në rrezik punonjësit. Duke qenë se do të jetë i bllokuar e ndaluan.

-Cilin version besoni?

Unë besoj më tepër zotin Meta. Nuk i është vënë në dispozicion urdhri i arrestit. Punonjësit nuk kanë pasur letra. Ti thotë ja ku e ke vendimin e gjykatës. Në vendngjarje nuk kanë qenë oficerët e BKH për t’ia komunikuar. Policia ka marrë një urdhër dhe është ngritur struktura operacionale. Unë mendoj se kjo është e vërteta.

Policia kur u përball me moszbatimin e urdhrit dhe qëndrueshmërinë e tij, edhe policët kanë marrë urdhra nga zyra që të veprojnë sipas ligjit, për të bërë shoqërimin. Por nuk ka qenë arrestim. Nëse sheh pamjet filmike me ngadalë, Meta është shkulur nga makina. Është tërhequr zvarrë.

 

Lini një Përgjigje