Aktualitet 5 Prill 2023, 21:22

“Pushtimi i Britanisë nga klandestinët shqiptarë”, e vërteta me shifra që zbulon propagandën

Shkruar nga Pamfleti

“Pushtimi i Britanisë nga klandestinët shqiptarë”, e

Shqipëria dhe shqiptarët kanë qenë shpesh në “shënjestër” të fuqive të mëdha.

Herë me luftëra e herë me politikë, ndërsa kohët e fundit në qendër të medies dhe politikës britanike duke u cilësuar si kriminelë e njerëz të rrezikshëm që po “pushtonin” Mbretërinë e Bashkuar.

Kanali La Manshit, u kthye në rrugën drejt shpresës për mijëra shqiptarë. Në luftë me dallgët dhe me forcat policore, të rritur e fëmijë rrezikonin jetën e tyre për t’u larguar nga vendi. Përpjekjet e tyre në kërkim të një jete më të mirë u “shuan” kur ata u etiketuan si kriminelë.

Pavarësisht vështirësive grupet që kryejnë këto udhëtime u sofistikuan edhe më shumë. Ata morën në përdorim skafe që ishin më të shpejta se mjetet lundruese që përdornin rojet bregdetare si në Francë ashtu edhe në Angli.

Në këtë mënyrë vijon ende edhe sot kalimi i jashtëligjshëm i kufirit nga Franca drejt Britanisë së Madhe. Edhe pse nuk kanë një numër të saktë të emigrantëve të jashtëligjshëm, qeveria britanike ka artikuluar se janë rreth 12 mijë të tillë. Një numër ky që nuk mund të konsiderohet si “pushtim” në një vend me 70 milionë banorë. E përkthyer në përqindje mund të themi se kjo shifër është fare e vogël, është rreth 0,017 % e popullsisë britanike. A mund të pushtohet Britania e Madhe nga 0,017% e emigrantëve të paligjshëm që kanë shkuar aty, siç përpiqet ta shesë media dhe politika atje?! /TCH

emigrante britani londer