TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Qershor 2023, 22:15

“Qeveria nuk duhet të dëmtojë imazhin e Shqipërisë”, Mediu për aksionin në Manzë: Të analizohen elementet e sigurisë kombëtare

Shkruar nga Pamfleti

“Qeveria nuk duhet të dëmtojë imazhin e

Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, ka folur në lidhje me tensionet në kampin e muxhahedinëve në Manzë, teksa tha se ne si shqiptarë nuk duhet të nxitohemi por duhet të analizojmë thellë elementët e sigurisë tonë kombëtare.

“Mos të harrojmë që ata kanë kryer aktivitet politik. Janë organizatë politike. Presidenca iraniane ka grumbulluar rreth vetes një aleancë politike. Nuk është një gjë që ka ndodhur në mënyrë të rastësishme. Ka të bëjë me politikat me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Unë mendoj se kush është raporti që ndërtojmë ne si shqiptarë. Me atë gjestin që ne bëmë me iranianët duke i marrë në Shqipëri krijuam përshtypjen e një aleati që mbështet iniciativat amerikane.

Pozicioni është marrë nga vetë politika amerikane. Ne si shqiptarë nuk duhet të nxitojmë dhe duhet të përpiqemi të ruajmë imazhin dhe të analizojmë thellë elementët e sigurisë tonë kombëtare. Çështjet e sigurisë nuk janë atribut i ekzekutivit. Kam ngritur nevojën për të pasur një mbledhje të këshillit të sigurisë kombëtare. Duhet të ketë autoritet ekzekutiv. Qeveria nuk duhet të imponojë forcë dhe të bëjë veprime të tilla në dëm të imazhit të vendit tonë”, u shpreh Mediu për ‘Panorama.tv’.

“Do ishte katastrofë për Shqipërinë. Berisha ka kërkuar të hiqen nga lista e organizatave terroriste. Rikthimin në listën e terroristëve do të bënte që ne të kishim në Shqipëri një organizatë terroriste. Nuk mundet të kemi 3 mijë veta që jetojnë në Shqipëri dhe t’i trajtojmë si të duam”, përfundoi ish-ministri i Mbrojtjes.

mediu aksion manze

Lini një Përgjigje