
Gazetari Elton Qyno prej orës 11:00 të paradites së djeshme dhe deri në orën 2 të mëngjesit të ditës së sotme ndodhej në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Nga banesa e tij Qyno është shprehur se u mbajt në SPAK deri në orën 17:00 dhe u njoftua se kishte një vendim Gjykate për t’i kontrolluar shtëpinë, zyrën dhe automjetin.
Ndër të tjera gazetari u shpreh se pas deklaratës së dhënë ka patur presione për të treguar burimin e informacionit.
Lidhur me këtë ngjarje kanë reaguar me dhjetëra gazetarë në mbështetje të kolegut, ndërsa kërkojnë nga SPAK që urgjentisht të bëjë transparencën e seancës me Qynon.
Kreu i Infoçip, Gerti Shella ka reaguar për këtë ngjarje në kufijtë e skandalit, teksa ka publikuar edhe ligjin për ruajtjen e sekretit profesional nga ana e medias.
Reagimi i kreut të Infoçip, Gerti Shella:
Sipas raportimeve ne media, gazetari Elton Qyno eshte marre ne pyetje nga SPAK per arsye qe lidhen me ushtrimin e prefesionit te gazetarit.
Neni 159 i K.P.P. garanton ruajtjen e sekretit profesional, pavaresisht se ligjvenesi e ka qepur kete nen qe ta ktheje sipas leverdise (siç ndodh ne Shqiperi ku ligjet qepen dhe keshtu edhe ashtu dhe asnjehere sic duhet te jete nje ligj i mire, lexojeni nenin ne fund te postimit...).
SPAK me veprimin e kryer ka armiqesuar marrëdheniet me Median, qe ne fakt eshte aleati i tij i vetem ne keto kohe, ku ne diskutim eshte reputacioni i vet. Ne kete kuptim, SPAK ka vepruar gabim.
Nese jo, Nepunesi i Medias ne SPAK duhet te beje nje sqarim publik urgjent se cfare e ka motivuar SPAK te kerkoje vendim gjyqesor per kontrollin e baneses se nje gazetari qe mbulon prokurorine dhe qe eshte i rrjeshtuar ne te njejtin front kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar si vete SPAK.
SPAK eshte ne nje lufte te pabarabarte me pushtete shume me te fuqishme se ai vete.
Media, pushteti i katert, eshte aleat i natyrshme i SPAK. Cilido qe e ka bindur prokurorin e ceshtjes Qyno se Gazetari eshte armiku (dhe jo aleati), e ka genjyer...
Çeshtjet qe sot ka nen hetim SPAK, jane afera te sinjalizuara, madje te investiguara disa fund e krye nga gazetare si Qyno e shoke. Kjo e vertete nuk zhbehet dot nga SPAK.
SPAK duhet te sqaroje publikisht poziten e vet pse u detyruar te godase nje aleat te sigurte...dhe cilat jane masat qe do marre per te rikthyer besimin e humbur ne sy te perfaqesuesve te medias.
Ky nuk duhet te jete prelud i humbjes se besimit edhe ne syte e publikut, i cili e ka te veshtire te besoje se problemi qendron tek gazetaret...
Neni 159
Ruajtja e sekretit profesional
1. Nuk mund të detyrohen të dëshmojnë për sa dinë për shkak të profesionit, me përjashtim të rasteve kur kanë detyrimin që t’ua referojnë autoriteteve proceduese:
a) përfaqësuesit e besimeve fetare, statutet e të cilëve nuk janë në kundërshtim me rendin juridik shqiptar;
b) avokatët, përfaqësuesit ligjorë dhe noterët;
c) mjekët, kirurgët, farmacistët, obstetrët dhe kushdo që ushtron një profesion shëndetësor;
ç) ata që ushtrojnë profesione të tjera, të cilëve ligji u njeh të drejtën të mos dëshmojnë për ato që lidhen me sekretin profesional.
2. Gjykata, kur ka arsye të dyshojë se pretendimi i bërë nga këta persona për t’iu shmangur dëshmisë nuk ka baza, urdhëron verifikimet e nevojshme. Kur ai rezulton pa baza, gjykata urdhëron
që dëshmitari të deponojë.
3. Dispozitat e parashikuara nga paragrafi 1 dhe 2 zbatohen edhe për gazetarët profesionistë lidhur me emrat e personave nga të cilët ata kanë marrë të dhëna gjatë ushtrimit të profesionit të
tyre. Por, kur të dhënat janë të domosdoshme për të provuar veprën penale dhe vërtetësia e këtyre të dhënave mund të dalë vetëm nëpërmjet identifikimit të burimit, gjykata urdhëron gazetarin që të tregojë burimin e informacionit të tij.
Lini një Përgjigje