
Prifti Kristaq Viso, i cili u rrëzua nga çatia e kishës në Korçë teksa po hiqte disa tjegulla dhe llamarina më 19 maj, ka ndërruar jetë.
Lajmi për ndarjen nga jeta të priftit e ka bërë të ditur Mitropolia e Shenjtë Korçë. Në një postim në rrjete sociale, Mitropolia gjithashtu i ka shprehur ngushëllimet bashkëshortes, vajzave dhe të gjithë familjarëve dhe të afërmve të tij.
"Sot fjeti më Zotin Ikonom Stavrofor Atë Kristaq Viso!
Mitropolia e Shenjtë e Korçës i shpreh ngushëllime të përzemërta bashkëshortes, vajzave dhe të gjithë familjarëve dhe të afërmve! I lutemi Perëndisë, të cilit i shërbeu, që ta ndjejë dhe ta prehë shpirin e tij me shenjtorët në gjirin e Avramit në Mbretërinë e Qiejve!
Qoftë e lumur udha në të cilën shkon ti sot, se të është përgatitur vendi i prehjes lart në qiell, paraisë të mbarë o vëllai ynë i lumur dhe i gjithmonë kujtuar", thuhet në postimin e Mitropolia e Shenjtë Korçë.

Lini një Përgjigje