TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Qershor 2025, 07:13

Temperaturat pësojnë rritje të mëdha, mësoni si do të jetë moti për sot

Shkruar nga Pamfleti

Temperaturat pësojnë rritje të mëdha, mësoni si do

Territori shqiptar do të mbetet nën mbizotërimin e motit të kthjellët në të gjithë 24- orëshin, ku më të theksuara kthjellimet do të paraqiten në bregdet dhe zonat e ulëta, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të dominohen zonat malore Verilindore – Juglindore.

Më të dukshme vranësirat do të jenë në orët e pasdites. Ky stabilitet i atmtosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat minimale edhe ato maksimale duke u luhatur nga 10°C vlera minimale e shënuar në qarkun e Dibrës deri në 32°C vlera maksimale e cila pritet në shumë qytete të Zonës së ulët.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare përgjatë gjithë ditës me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Jugperëndimor, për pasojë brigjet detare do të jenë me dallgëzim të ulët.

Lini një Përgjigje