TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Korrik 2026, 10:22

"Sot është dita e së vërtetës", Kryemadhi shkon në GJKKO; mesazhi në bluzë tërheq vëmendjen (Video)

Shkruar nga Pamfleti
"Sot është dita e së vërtetës", Kryemadhi
Monika Kryemadhi

Monika Kryemadhi u paraqit këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ku do të zhvillohet seanca e radhës e procesit gjyqësor ndaj saj dhe ish-bashkëshortit, Ilir Meta.

Në momentin e mbërritjes në ambientet e gjykatës, Kryemadhi tërhoqi vëmendjen edhe me bluzën që mbante veshur, ku lexohej mesazhi në anglisht “It’s a wonderful day”, që në shqip përkthehet “Është një ditë e mrekullueshme”.

Në GJKKO ka nisur shqyrtimi i radhës i dosjes penale ndaj kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, dhe Monika Kryemadhit, të cilët akuzohen për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Para nisjes së seancës, Kryemadhi dha një deklaratë të shkurtër për mediat, duke bërë të ditur se gjatë mbrojtjes së saj do të ndalet te ato që i cilëson manipulime në video-mesazhe.

“Sot është dita e së vërtetës. Kam mbrojtjen dhe do të zbërthej të gjitha manipulimet që janë bërë në video-mesazhe. Do t’iu njoftojmë sapo të fillojë procesi. Ju ftoj të jeni atje”, tha ajo.

 

 

kryemadhi shkon në gjkko mesazhi në bluzë

Lini një Përgjigje