TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Qershor 2026, 07:40

"Rama jep dorëheqjen"/ Protesta merr një tjetër dimension, qytetarët e gdhijnë para Kryeministrisë

Shkruar nga Pamfleti
"Rama jep dorëheqjen"/ Protesta merr një tjetër
Protestuesit kalojnë natën para Kryeministrisë

Mëngjesi i kësaj të diele i gjeti një grup protestuesish ende para Kryeministrisë.

Protesta e ditës së djeshme ka marrë një tjetër dimension, teksa qindra protestues vendosën të mos largoheshin nga bulevardi përballë Kryeministrisë.

Me flamuj kombëtarë, pankarta dhe thirrje kundër qeverisë, ata e kaluan natën në bulevard, duke e shndërruar protestën në një demonstrim të pazakontë qëndrueshmërie.

Për herë të parë që nga fillimi i protestave, qytetarët vendosën të qëndrojnë gjatë gjithë mbrëmjes së të shtunës duke i zbardhur mëngjesi i së dielës para Kryeministrisë, teksa kanë deklaruar se mobilizimi do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Në bulevard u dëgjuan vazhdimisht thirrje kundër kryeministrit dhe qeverisë, si "Rama jep dorëheqjen", "Ju erdhi fundi", "Rama në burg" dhe "Je i rrethuar". Një nga sloganet më të përsëritura gjatë mbrëmjes ishte edhe mesazhi drejtuar kreut të qeverisë: "Je i rrethuar, nuk ke për të shpëtuar".

"Rama jep dorëheqjen"/ Protesta merr një tjetër
Protestuesit e gdhijnë para Kryeministrisë

Protestuesit deklaruan se nuk kanë ndërmend të tërhiqen pa u plotësuar kërkesat e tyre, ndërsa disa prej tyre paralajmëruan se protesta do të vijojë edhe në ditët në vijim.

Një rol të rëndësishëm në mobilizimin e kësaj proteste ka pasur edhe diaspora shqiptare. Qytetarë të ardhur nga Britania e Madhe, Gjermania, Italia, Greqia dhe vende të tjera iu bashkuan protestës ditën e djeshme në Tiranë, duke marshuar krah për krah me protestuesit që prej javësh janë pjesë e këtij tubimi.

Pjesëmarrja e lartë dhe vendimi i protestuesve për të qëndruar në shesh edhe pas përfundimit të fjalimeve është parë si një zhvillim i ri në dinamikën e protestës. Ndërsa orët kalonin, qytetarët vijonin të mbushnin bulevardin, duke dërguar një mesazh të qartë se pakënaqësia e tyre ndaj qeverisë mbetet e fortë.

“Diaspora do ta gdhijë në shesh”, u shprehën protestuesit.

Forcat e policisë monitoruan situatën gjatë gjithë natës, ndërsa deri më tani nuk janë raportuar incidente. Protestuesit kanë bërë të ditur se do të vazhdojnë qëndrimin dhe aktivitetet e tyre në qendër të Tiranës edhe në orët dhe ditët në vijim.

"Rama jep dorëheqjen"/ Protesta merr një tjetër
Foto e protestuesve para Kryeministrisë

Kujtojmë se ashtu si çdo ditë tjetër, edhe marshimi i 21-të i qytetarëve nisi nga Sheshi Skenderbej, që është stacioni i parë i tubimit për tu zhvendosur drejt kryeministrisë te Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, por në ndryshim nga 20 ditët e mëparshme ndaloi aty, nuk u shpërnda në rrugët e kryeqytetit.

Diaspora Shqiptare erdhi në atdhe përmes një autokolone që ka përshkuar kryeqytetet europiane, Londër, Paris, Berlin.

Ata i janë bashkuar thirrjes për një Shqipëri të Re që kërkon, largimin e klasës politike, dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, të Sali Berisha ndryshimin e ligjit për zonat e mbrojtura, ndryshimin e ligjit per investimet strategjike.

"Rama jep dorëheqjen"/ Protesta merr një tjetër"Rama jep dorëheqjen"/ Protesta merr një tjetër

Lini një Përgjigje