TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Qershor 2026, 22:18

Video/ Pamje madhështore nga protesta, afro 100 mijë qytetarë në shesh

Shkruar nga Pamfleti

Video/ Pamje madhështore nga protesta, afro 100 mijë qytetarë

Pamjet ajrore të protestës së 21-të kundër qeverisë tregojnë një bulevard të mbushur nga Kryeministria deri drejt Sheshit "Skënderbej", në atë që konsiderohet si një nga mobilizimet më të mëdha qytetare të dekadave të fundit.

Si kurrë më parë sot, bulevardi Dëshmorët e Kombit ka qenë i mbushur nga cepi në cep. Me mijëra e mijëra qytetarë dolën në shesh kundër qeverisë dhe nga pamjet duket qartë se bulevardi është mbushur nga Kryeministria deri në Sheshin SKënderbej.

“Pamfleti” për pamjet më poshtë pyeti ChatGPT dhe sipas analizës së Inteligjecës Artificiale, bazuar në metodologjinë e përdorur ndërkombëtarisht për vlerësimin e turmave, ku llogaritja bëhet mbi sipërfaqen e zënë dhe dendësinë e pjesëmarrësve për metër katror, pjesëmarrja në protestën e sotme mund të ketë qenë në intervalin nga 70 mijë deri në 100 mijë qytetarë.


Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", nga Kryeministria deri në Sheshin "Skënderbej", ka një gjatësi afërsisht 1 kilometër. Nga pamjet e publikuara, turma shfaqet e shpërndarë në të gjithë gjerësinë e bulevardit, ndërsa në shumë segmente dendësia e protestuesve duket e lartë.

Video/ Pamje madhështore nga protesta, afro 100 mijë qytetarë
Përgjigjja e "Chat GPT"

Nëse merret në konsideratë sipërfaqja e zënë nga turma dhe standardet e njohura të matjes së grumbullimeve masive, pjesëmarrja rezulton në nivelin e dhjetëra mijëra protestuesve, me vlerësime që mund të arrijnë deri në 100 mijë persona.

Pamjet e kësaj mbrëmjeje janë të pazakonta për Tiranën. Për herë të parë pas shumë vitesh, një protestë qytetare ka mbushur në këto përmasa bulevardin kryesor të kryeqytetit, ndërsa pjesëmarrja e diasporës i ka dhënë tubimit një dimension të ri.

Video/ Pamje madhështore nga protesta, afro 100 mijë qytetarë
Vargu i qytetarëve deri te bashkia

Protesta, e cila ka hyrë në ditën e 21-të, nisi pas zhvillimeve në Zvërnec, por është shndërruar në një lëvizje më të gjerë kundër qeverisë dhe klasës politike. Thirrjet "Rama ik", "Rama në burg", "Berisha në burg" dhe "Shqipëri e Re" kanë dominuar gjatë gjithë mbrëmjes.

Pavarësisht debateve mbi numrat, një gjë duket e qartë nga pamjet: protesta e sotme ka qenë deri tani mobilizimi më i madh që nga nisja e lëvizjes dhe një nga tubimet qytetare më masive të zhvilluara në kryeqytet në vitet e fundit.

protesta

Lini një Përgjigje