
Avokati Spartak Ngjela ka deklaruar se politika ka filluar të trembet nga Altin Dumani. Sipas tij, kjo ndodh për dy arsye. E para sepse ai hyn te kategoria e prokurorëve që nuk korruptohen dot dhe së dyti sepse ka mbështetjen e amerikanëve.
Nga ana tjetër ai foli dhe për akuzat e opozitës se SPAK e kontrollon Rama, duke thënë se kryeministri nuk ka forcë të hyjë aty.
“Fakti që kundërshtarët e ka në shpallur non grata, pra nuk e duan, që kur ka ardhur, se unë nuk e njihja, por thuhej se është prokuror i pakorruptuar. Politika duhet të ketë frikë nga prokurorët e pakorruptuar dhe një nga këta ishte ky. Ju e patë që ky u promovua nga ambasadorja e SHBA. Vetë Blinken ka thënë SPAK e drejtojmë ne. Nuk hyn dot Rama në SPAK. Do vejë në DASH?”, tha Ngjela në një emision.
Lini një Përgjigje