TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Nëntor 2025, 15:44

Pastrim parash dhe fshehje pasurie, GJKKO urdhëron SPAK të nisë hetimet ndaj deputetit Arjan Ndoja

Shkruar nga Pamfleti

Pastrim parash dhe fshehje pasurie, GJKKO urdhëron SPAK të nisë

Gjykata e Posaçme urdhër SPAK që të nisë hetimet për deputetin Arjan Ndoja.

GJKKO ka urdhëruar SPAK-un që të hetojë deputetin e Partisë Demokratike Arjan Ndoja. Demokrati akuzohet për dy vepra penale “pastrim parash” dhe “fshehje apo mos deklarim pasurie”.

Gjyqtari Erjon Çela pasi mori në shqyrtim çështjen penale me objekt pushimin e hetimeve në lidhje me procedimin 1804 të vitit 2023, ardhur për kompetencë lëndore nga gjykata e shkallës së parë Tiranë si dhe pasi konstatoi pavlefshmërinë absolute të kërkesës për pushimin e hetimeve, vendosi të kthejë aktet pranë SPAK duke e urdhëruar që të regjistrojë procedim penal dhe të nisë hetimet.

Gjykata e Posaçme vendosi kalimin e akteve në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion si prokurori që ka kompetencën lëndore për të hetuar një deputet,.

Sipas gjykatës, subjektit të hetuar i ka ndryshuar statusi gjatë gjykimit, për këtë arsye është kompetencë e SPAK të hetojë Arjan Ndoja.

Gjyqtari Çela ktheu aktet në SPAK dhe kërkon hetimin mbi dy vepra penale “pastrim parash” dhe “fshehje apo mos deklarim pasurie”.

Si përfundoi Ndoja në SPAK?

Në vitin 2023, ndaj Arjan Ndojës  ka nisur një hetim pasuror. Por, duke qenë se Ndoja u bë deputet nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Prokuroria e Tiranës i është drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, që të pushojë çështjen.

Në kushtet kur Ndoja është bërë deputet, Gjykata e Tiranës ka shpallur moskompetencën dhe i është drejtuar GJKKO-së të shprehet mbi këtë kërkesë.

Sot, gjyqtari Çela ka konstatuar pavlefshmërinë absolute të kërkesës për pushimin e hetimeve. Ai ka vendosur që të gjitha aktet e hetimit që ka kryer Prokuroria e Tiranës prej 2 vitesh, të kalojnë në SPAK.

Lini një Përgjigje