TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Nëntor 2024, 22:32

"Raportojmë në Kuvend e KLP", Dumani goditje Xhafajt: Se ç'bën politika me SPAK nuk mund ta parashikoj, por ne do godasim këdo

Shkruar nga Pamfleti

"Raportojmë në Kuvend e KLP", Dumani goditje Xhafajt: Se

Kreu i SPAK Altin Dumani ka komentuar edhe refuzimin që Prokuroria e Posaçme i bëri kapjes nga komisionin Xhafaj.

Dumani tha se ky nuk është një refuzim, por theksoi se SPAK raporton në Kuvend e Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe i ka përmbushur detyrimet si institucion.

Kreu i SPAK i ka dhënë një goditje Fatmir Xhafajt, teksa deklaroi gjithashtu se çfarë bën politika me SPAK nuk mund ta parashikojë, por SPAK do të godasë këdo që shkel ligjin.

Pjesë nga biseda: 

Pse refuzuat Komisionin Xhafaj?

Altin Dumani: Nuk quhet refuzim. SPAK-ut iu kërkuan dy prokurore. Ne vendosem unamisht që nuk duhen derguar. Në mënyrë unanime vendosëm që nuk duhet të dërgojmë prokurorë. SPAK ka paraqitur të gjithë propozimet e nevojshme për ndryshimet ligjore. SPAK raporton rregullisht në KLP e kuvend. Ka bërë të ditura problematikat, sugjeruar zgjidhjet. Përmbushim detyrimet si institucion. Raportojmë çdo muaj në ministrinë e Drejtësisë.

S’e çbën politika në të ardhmen në raport me SPAK nuk mund ta parashikoj, por deklaroj se ne si institucion jemi të motivuar të zbatojmë funksionet tona me çështje konkrete e vëmë para përgjegjësisë penale cilindo që kapet në shkelje të ligjit.

 

spak xhafaj dumani kuvend

Lini një Përgjigje