Aktualitet16 Maj 2023, 07:30

Reshje shiu dhe rrebeshe në të gjithë vendin, parashikimi i motit për sot

Shkruar nga Pamfleti
Reshje shiu dhe rrebeshe në të gjithë vendin, parashikimi i motit

Nga sot deri ditën e Enjte moti parashikohet me kthjellime si dhe vranësira deri të dendura në pjesën më të madhe të ditës.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intenistet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Java mbyllet me ditën e Premte ku moti parashikohet kryesisht i kthjellët por edhe vranësira kalimtare në pjesën e dytë të ditës shoqëruar me reshje shiu të dobta e shtrëngata lokale.

moti