Aktualitet15 Maj 2023, 18:17

Përmbyset Kavaja, kalon në avantazh kandidati i opozitës

Shkruar nga Pamfleti

Përmbyset Kavaja, kalon në avantazh kandidati i opozitës

Ndërsa janë numëruar 56 qendra votimi nga 92 gjithsej, është përmbysur situata në Kavajë, ku kandidati i “Bashkë fitojmë” ka kaluar kandidatin e PS.

Sipas informacioneve jo zyrtare nga qendra e numërimit të votave në Kavajë, kandidati i “BF” Fisnik Qosja raportohet se ka kaluar me të paktën 100 vota ndaj kandidatit të PS-së, Redian Krali i cili e drejton Kavajën që nga zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit 2022.

Fisnik Qosja deri më tani ka marrë 6859 vota ose 50.52 %. Ndërsa kandidati i PS Redjan Krali ka marrë 6717 ose 49.48 %. 

Ndërkohë që procesi i numërimit të votave ende vazhdon, mësohet se janë ende 36 kuti ende të pa numëruara, që mund të sjellin ndryshim të rezultatit.

kavaja përmbsyje opozita