Aktualitet25 Nëntor 2023, 15:12

Reshjet e dendura të dëborës, bllokohet qarkullimi i mjeteve në “Rruga e Arbrit”

Shkruar nga Pamfleti

Reshjet e dendura të dëborës, bllokohet qarkullimi i mjeteve

Reshjet e dendura të dëborës dhe temperaturat e ulëta kanë sjellë bllokim të Bypaasit në Qafë-Murrizë, pjesë e rrugës së Arbrit. Rruga ka më shumë se një orë që është bllokuar.

Mësohet se është bllokuar kalimi dhe mjetet borëpastrueset po punojnë për të pastruar rrugën dhe për të kthyer në normalitet qarkullimin.

ARRSH bën thirrje që shoferët të përdorin goma dimërore.

"Për shkak të reshjeve të dendura të dëborës aktualisht dhe në vijim shoqëruar me temperatura të ulëta, kalimi në Bypasin e Murrizit bëhet i rrezikshëm për përdoruesit e mjeteve të papajisuara minimalisht me goma dimërore. Për këtë arsye kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë atyre përdoruesve të pa pajisur me goma dimërore apo zinxhirë që nuk do të lejohen të përshkojnë Bypasin e Murrizit deri ne pastrimin total nga dëbora", shkruan ARRSH.

reshje debore qarkullim rruga e arbrit