TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Nëntor 2025, 15:57

Reshjet e dendura të shiut, shembet ura që lidh tre fshatrat në Delvinë; bllokohen banorët

Shkruar nga Pamfleti

Reshjet e dendura të shiut, shembet ura që lidh tre fshatrat në

Në Delvinë është shembur ura që lidh fshatrat Kakodhiq, Lefterhor dhe Varfaj me qytetin e Delvinës dhe me Sarandën, duke izoluar plotësisht banorët e këtyre tre komuniteteve.

Sipas informacioneve, një tombino e shembur pranë urës ka shkaktuar dëmtime serioze në strukturën e saj, duke bërë që rruga të bëhet totalisht e pakalueshme.

Momentalisht, banorët nuk kanë asnjë akses rrugor drejt qendrave më të afërta, ndërsa pritet ndërhyrja e autoriteteve për të vlerësuar dëmin dhe për të rikthyer sa më shpejt lëvizshmërinë në zonë.

 

Lini një Përgjigje