
Vlora është përfshirë nga reshje të dendura shiu, të cilat kanë nisur pasditen e së martës dhe kanë shkaktuar përmbytje në disa zona urbane.
Sipas njoftimit zyrtar të Bashkisë së Vlorës, niveli i ujit në rrugë është rritur ndjeshëm, duke penguar qarkullimin normal të automjeteve dhe këmbësorëve.
Autoritetet lokale kanë shpallur gjendjen e emergjencës dhe kanë aktivizuar strukturat përgjegjëse për menaxhimin e situatës.

Zonat më të prekura përfshijnë: Lagjja “Skelë” (afër kryqëzimit të madh), zpranë bibliotekës publike, përreth Kishës Ortodokse dhe sheshi “Albano & Romina”. Në disa segmente rrugore, automjetet janë bllokuar për shkak të prurjeve të mëdha të ujit, ndërsa shërbimet e emergjencës kanë nisur punën për pastrimin e pusetave dhe rivendosjen e qarkullimit.

Gjithashtu reshjet e dendura që ranë gjatë pasdites së së martës në qytetin e Vlorës, sollën boshatisjen e menjëhershme të vijës bregdetare të Lungomares, në një prej ditëve që zakonisht shënon fluks të lartë pushuesish.
Lini një Përgjigje