
Reshjet e shiut në Pogradec kanë krijuar probleme në disa pallate ku katet e para janë mbuluar me ujë. Tre familjeve të dëmtuara në fshatin Vërdovë nuk po i ofrohet ndihmë pasi mjetet e rënda nuk kanë akses.
Bashkia e Pogradecit njofton se po vijon puna intensive në terren. Problematika ka pasur në Lumin e Vërdovës dhe të Rrëmenjit. Ndërsa në qytet janë evidentuar probleme me prezencë uji në katet e para të pallateve në zonën “1 Maji”.
“Po punohet me mini-fadromë 3.5 T të firmës private “REI shpk”, në bashkëpunim me njësitë administrative. Sipas njoftimeve të deritanishme, akset rrugor në territor janë të kalueshëm.
Në qytet janë evidentuar probleme me prezencë uji në katet e para të pallateve në zonën “1 Maji”. Është depozituar kërkesë pranë SHGjSH për ekspertizë lidhur me rezervuarin Grunjas.
Është konstatuar masiv shkëmbor me risk potencial në hyrje të qytetit të Pogradecit janë marrë masat për sigurinë e zonës.
Nga inspektimi në terren u konstatua se subjekti “2T” vijon punën intensive për pastrimin e masivit shkëmbor nga shtrati i rrugës në aksin Qafë Plloçë-Qukës, me qëllim mundësimin e kalueshmërisë së sigurt dhe pa problematika”, njoftoi Bashkia Pogradec.
Lini një Përgjigje