TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Nëntor 2025, 15:34

Reshjet e shiut, rrezikohen 20 familje në Gjirokastër; përroi 'kërcënon' banesat

Shkruar nga Pamfleti

Reshjet e shiut, rrezikohen 20 familje në Gjirokastër; përroi

Reshjet e shiut kanë përkeqësuar situatën në Gjirokastër. Rreth 20 familje jetojnë çdo ditë me ankthin që shkakton përroi i Zinxhirave, i cili gjatë reshjeve me intensitet të lartë del nga shtrati dhe gërryen tokën mbi të cilën janë ndërtuar banesat e tyre.

Banorët thonë se çdo stuhi shndërrohet në një kërcënim real për shtëpitë dhe jetën e tyre, pasi prurjet e fuqishme të ujit kanë dëmtuar disa herë territorin përreth dhe rrezikojnë zhvendosjen e themeleve.

Prej vitesh, komuniteti kërkon ndërhyrje urgjente për ndërtimin e një argjinature mbrojtëse dhe sistemimin e shtratit të përroit, por pavarësisht shqetësimeve të vazhdueshme, zgjidhja ende mungon.

Banorët apelojnë që institucionet të marrin masa para se situata të përshkallëzohet më tej, sidomos tani që sezoni i reshjeve është intensifikuar.

“Jetojmë çdo ditë jetojnë mes pasigurisë, duke u lutur që reshjet e radhës të mos shkaktojnë një katastrofë të paralajmëruar”, shprehen banorët për “TCH”.

Lini një Përgjigje