
Sonte, në emisionin “Të Pashoq” në kanalin në YouTube të “Pamfletit”, do të flasim për Prokurorinë e Posaçme SPAK: përplasja e ashpër me qeverinë në Gjykatën Kushtetuese për cënim të pushtetit ekzekutiv, goditjet e reja të mëdha që priten para fundvitit, zgjedhja e kreut të ri të SPAK-u dhe emrat që duan fort amerikanët kundrejt atyre që preferon qeveria. Po kreu i ri i BKH-së?
Çfarë do të ndodhë me dosjen e “21 Janarit”,a do të dënohet Sali Berisha, a do të thirren si dëshmitarë Bamir Topi dhe Edi Rama, dhe a ka vërtet vullnet politik që kjo çështje të shkojë deri në fund pa u mbyllur në sirtar?
Për të gjitha këto dhe shumë zhvillime të tjera pikante, në studio do të jenë ish-prokurori i njohur Ervin Karaxha dhe avokati Edmond Petraj, të gatshëm të flasin pa dorashka.
Mos e humbisni emisionin “Të Pashoq”, na ndiqni sonte në orën 20:00 drejtpërdrejt në kanalin në YouTube të “Pamfletit”.
Lini një Përgjigje