TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Gusht 2023, 16:08

Riaktivizohet sërish zjarri në Maliq, digjet zona torfike

Shkruar nga Pamfleti

Riaktivizohet sërish zjarri në Maliq, digjet zona torfike
Zjarri është përhapur sërish në zonën torfike në Maliq. Sipas specialistëve vatrat riaktivizohen herë pas herë për shkak të tokës torfike e cila vetëdigjet edhe nga temperaturat e larta.

Gjatë gjithë këtyre ditëve në terren janë organizuar grupe për të monitoruar situatën në mënyrë të vazhdueshme për mospërhapjen e zjarrit.

Në terren ka qenë i pranishëm edhe prefekti i qarkut të Korçës Nertil Jole i cili ditën e djeshme ka organizuar një tjetër takim me strukturat në Maliq në lidhje me zjarret dhe masat që duhet të merren në vazhdim për kufizimin e sipërfaqes së tokës torfike të djegur, si dhe për riorganizimin e grupeve të punës për mbajtjen në vrojtim 24 orë të kësaj zone.

Gjatë këtij takimi u vlerësua gjithashtu edhe domosdoshmëria e hapjes së kanaleve të treta, të cilat në vite janë dëmtuar e prishur.

Lini një Përgjigje