
Gjykata e Tiranës ka shtuar edhe me 3 muaj të tjera afatet e hetimit për Alda Klosin, ish-zyrtaren e Ministrisë së Financave e cila akuzohet për për pastrim parash dhe fshehje pasurie.
Avokati i saj Arbër Hoxha thotë në një deklaratë për mediat se ajo po mbahet padrejtësisht në burg pasi sipas tij akuza nuk ka asnjë provë, përveç dëshmisë së sanitares Rozeta Dobi.
“Besohet më shumë një pastruese që është gjetur duke vjedh dhe nuk besohet një drejt e financave. Secili prej nesh mund të deklaronte ca do lloj gjëje që mund të vinte.
Nuk ka ndodhur asgjë me tepër, secili ka mbajtur qëndrimin. Vetëm, 130 mijë euro të deklaruara janë të Klosit, pjesën tjetër ta gjejë prokuroria. Deri më sot nuk ka asnjë provë tjetër,” tha avokati.
Ish-zyrtarja Klosi përfundoi pas hekurave pas dëshmisë së pastrueses së saj Rozeta Dobi, e cili grabiti në shtëpinë e ish-zyrtares rreth 120 mijë euro.
E gjitha doli në dritë pasi në apartamentin e Alda Klosit në rrugën e Kosovarëve në Tiranë u raportua se pati vjedhje. Policia arrestoi si të dyshuar, pastruesen e shtëpisë, Rozeta Dobin dhe djalin e saj si bashkëpunëtor, Havier Dobin, por dëshmia e punonjëses së pastrimit ndryshoi gjithçka. Dobi tha se 120 mijë euro që policia i gjeti në banesë, nuk i ka vjedhur, por se Alda Klosi ia kishte dhënë vetë për t’i fshehur në banesë. Alda Klosi e pranoi para hetuesve se 120 mijë eurot ishin marrë nga shtëpia e saj, të marra hua nga vëllai për kurimin e xhaxhait me tumor që jeton në SHBA.
Një apartament dhe një garazh u sekuestrua nga prokuroria ndërsa të tjera pasuri janë në verifikim për burimin e tyre, por avokati i Alda Klosit Ilirjan Muho, thotë se apartamenti në fjalë është pronë që ish-bashkëshorti i saj e ka blerë pasi janë divorcuar dhe ka lënë të jetojnë fëmijët e tij. Pas arrestimit nga policia Alda Klosi pati probleme me shëndetin, ndërsa ndër argumentet kryesore për një masë më të burë sigurie, ajo paraqet faktin që duhet të kujdeset për 2 fëmijët e mitur dhe nënën e verbër që ka në kujdestari.
Lini një Përgjigje