TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Janar 2026, 07:11

Rikthehen reshjet, ulje e ndjeshme e temperaturave; si ndryshon moti ditën e martë

Shkruar nga Pamfleti

Rikthehen reshjet, ulje e ndjeshme e temperaturave; si ndryshon moti ditën

Rikthehen temperaturat e ulëta, disa gradë nën zero, por edhe reshjet e shiut dhe të dëborës. Në pothuajse të gjithë territorin e vendit, vlera minimale e temperaturës do të jetë nën zero gradë, ku ‘rekordi’ do të shënohet në Tropojë e Dibër, ku vlera do të jetë 9 gradë nën zero.

Gjatë ditës së martë, Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, ndërsa moti parashikohet me kthjellime dhe shtim gradual të vranësirave deri të dendura.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, reshjet e shiut pritet të bëhen prezente në orët e mbrëmjes, fillimisht në jug e gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit.

Në juglindje në lartësitë mbi 600-700 metër dhe në relievet malore në lindje në lartësitë mbi 800-900 metër reshje dëbore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim verilindje– lindje, me shpejtësi mesatare 9 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 20 m/s.

Valëzimi në det parashikohet të jetë i forcës 3-4 ballë.

Rikthehen reshjet, ulje e ndjeshme e temperaturave; si ndryshon moti ditën

Rikthehen reshjet, ulje e ndjeshme e temperaturave; si ndryshon moti ditën

 

 

moti parashikimi reshje

Lini një Përgjigje