TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Gusht 2023, 17:15

Rikthehen temperaturat e larta, vala e të nxehtit pritet të "pushtojë" sërish Evropën

Shkruar nga Pamfleti

Rikthehen temperaturat e larta, vala e të nxehtit pritet të

Një valë tjetër e fortë nxehtësie verore pritet të përfshijë shumë pjesë të Kontinentit Evropian duke u koncentruar më së shumti në jug të Spanjës dhe Francës. Vala e nxehtësisë do të jetë më intensive në këto dy rajone të Kontinentit të Vjetër, ndërsa territoret tona nuk pritet të përfshihen nga ndonjë valë ekstreme e të nxehtit veror.

Edhe në viset tona do të kemi rritje të temperaturave, por i nxehti pritet të jetë relativisht i fortë ose nëse mund të themi “krejtësisht normal për këtë periudhë kohore”. Intensiteti i lartë i nxehtësisë do të vjen nga një kupolë nxehtësie nga Mesdheu perëndimor e cila tani ka përfshirë Spanjën.

Temperaturat janë rritur edhe në Francë dhe Gjermani por pa nxehtësi ekstreme. Vetëm në jugperëndim të Spanjës dhe jug të Rusisë për momentin ka nxehtësi ekstreme.

Stuhitë e fuqishme që ishin të pranishme gjatë kësaj vere janë reduktuar dukshëm dhe janë qetësuar ngase frontet e Atlantikut janë të përqendruara më larg territoreve tona në perëndim dhe veriperëndim të Evropës.

Rritja e serishme e temperaturave dhe depërtimi i fronteve të Atlantikut mund të ri ndezin atmosferën përsëri në disa pjesë të Francës dhe Gjermanisë ditëve të ardhshme duke kushtëzuar stuhi kalimtare shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Temperaturat do të rriten gradualisht ditëve të ardhshme edhe në Evropën qendrore dhe Ballkan, por njëherë për njëherë nuk pritet nxehtësi e madhe.

temperatura evropë

Lini një Përgjigje