Aktualitet18 Qershor 2024, 18:29

Rruga e Arbrit rrezikon të marrë jetë njerëzish, masivi shkëmbor bie mbi makinë

Shkruar nga Pamfleti

Rruga e Arbrit rrezikon të marrë jetë njerëzish, masivi

Rruga e Arbrit vijon të jetë rrezik për ata që udhëtojnë aty. Edi Rama e inauguroi me shpejtësi, por rruga ka mbetur rrugëve dhe po ashtu rrezikon të marrë jetë njerëzish.

Sot ka pasur rrëshqitje gurësh dhe për pasojë kanë rënë mbi një fuoristradë.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në afërsi të Shkallës së Tujanit, ku një masiv guri është shkëputur duke goditur makinën.

Ndërkohë në vendngjarje ka shkuar policia dhe ambulanca, të cilët u kanë dhënë ndihmë duke i dërguar drejt spitalit Nënë Tereza.