Aktualitet25 Mars 2024, 18:19

RTSH çlirohet nga terrori dhe paligjshmëria? Deputetja e PD: Jep dorëheqjen Alfred Peza!

Shkruar nga Pamfleti
RTSH çlirohet nga terrori dhe paligjshmëria? Deputetja e PD: Jep
Alfred Peza

Një fitore e vogël çlirimi i RTSH nga paligjshmëria me dorëheqje të detyruar të Alfred Pezës...

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka njoftuar se Alfred Peza ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i RTSH. Përmes një postimi në rrjetet sociale ajo bën me dije se ky institucion më në fund është çliruar prej tij.

Prej ditësh në fakt është folur në korridoret e medias se Peza ka dhënë dorëheqjen. Ka qenë kryeministri Rama që ja ka kërkuar një gjë të tillë, për shkak të barrës së madhe që ka krijuar me shkarkimet dhe Festivalin e Këngës. Si duket kjo gjë konfirmohet nga Zhupa.

Një fitore e vogël çlirimi i RTSH nga paligjshmëria me dorëheqje të detyruar të Alfred Pezës! Që para se të zgjidhej e kam denoncuar që po përgatitej zgjedhja e tij me porosi; Kur u zgjodh e kam denoncuar si zgjedhje të paligjshme se nuk plotësonte kriteret e ligjit që nuk duhet të kishte qënë deputet para dy legjislaturave, që nuk duhet drejtonte media 6 muajt e fundit, që nuk duhet ishte aksioner në media por prap e mbajtën në mënyrë antiligjore. Gjatë periudhës së shkurtër të qëndrimit e kam denoncuar si abuzues me detyrën me shkarkimet e paligjshme dhe jashtë çdo norme të kodit të punës dhe norme morale dhe njerëzore. Në të njëjtën mënyrë abuzive dhe punësonte pa asnjë kriter dhe menaxhonte fondet publike të RTSH si personale”, shprehet Zhupa.

Më tej ajo deklaron se deputetët e PS në Komisionin e Medias nuk u ngritën në lartësinë e detyrës, duke pasur shkeljet para syve dhe nuk kanë marrë asnjë masë.

RTSH është aset publik që mbahet me taksat e shqiptarëve dhe duhet drejtohet në bazë të ligjit dhe në shërbim të interesit publik. I bëj thirrje këshillit drejtues pas këtij dështimi të radhës herë tjetër të ndjekin ligjin kur zgjedhin drejtuesin e ri të RTSH”, shkruan ajo.

Sipas informacioneve, Peza ka shkaktuar miliona euro dëme në buxhet nga shkarkimet e paligjshme. Punonjësit e shkarkuar kanë shkuar në gjykatë dhe kanë fituar deri në 20 paga shpërblim. Kjo duket se e ka zhytur në kolaps RTSH. /Pamfleti

rtsh alfred peza