Aktualitet 7 Shkurt 2024, 12:09

“Sa ka kushtuar procesi?”/ INSTAT i përgjigjet Salianjit: Të dhënat e Censit do të publikohen në tetor!

Shkruar nga Pamfleti

“Sa ka kushtuar procesi?”/ INSTAT i përgjigjet Salianjit:

Instituti i Statistikave i ka kthyer përgjigje deputetit Ervin Salianji, lidhur me vonesën e publikimit të të dhënave të Censit.

Deputeti Salianji me shkresë zyrtarë i ka kërkuar sqarime INSTAT për këtë proces të rëndësishëm, për metodën e ndjekur, dhe për shqetësimin e ndërhyrjes qeveritare.

Në përgjigjen e INSTAT, që shënon edhe herën e parë që ky institucion bën transparencën financiare ka treguar sa u ka kushtuar shqiptarëve censi që nisi në shtatorin e vitit të kaluar, dhe do të shpallet në qershor.

Dhe ka kushtuar jo pak, por 16.9 milionë euro.

Sa i përket afatit se kur do të publikohen të dhënat, INSTAT sqaron se në nivel vendor do të publikohen në tetor 2024, ndërsa në dhjetor parashikohet dërgimi i të dhënave në EUROSTAT.

“Sa ka kushtuar procesi?”/ INSTAT i përgjigjet Salianjit:“Sa ka kushtuar procesi?”/ INSTAT i përgjigjet Salianjit:“Sa ka kushtuar procesi?”/ INSTAT i përgjigjet Salianjit: