
Fruthi është përhapur me shpejtësi dhe masivisht në vend, veçanërisht si pasojë e mos vaksinimit të fëmijëve.
Megjithatë apelet e herë pas hershme të institucioneve të shëndetësisë, si dhe vetë situata, kanë bërë që shumë prindër të nxitojnë për të vaksinuar fëmijët.
Sipas ISHP janë 13 mijë fëmijë të moshës 0-5 vjeç të pavaksinuar ndaj fruthit në Tiranë.
Në lidhje me mbulesën e vaksinave në nivel kombëtar 86.9% rezulton të kenë marrë 1 dozë vaksinë dhe 93.8% dy doza.
Aktualisht në Shqipëri janë konfirmuar nga ISHP 17 raste me fruth, të shpërndara në Tiranë, Durrës dhe Krujë.
Lini një Përgjigje