Aktualitet 7 Shkurt 2024, 11:35

Amnistia penale, Manja: Zgjidhje e përkohshme për mbipopullimin e burgjeve

Shkruar nga Pamfleti

Amnistia penale, Manja: Zgjidhje e përkohshme për mbipopullimin e

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja duke folur për aministinë penale, në mbledhjen online të komisionit parlamentar për Çështjet Ligjore, tha se miratimi i saj është domosdoshmëri.

Manja tha se burgjet janë të mbipopulluara dhe se kanë mbi 190 të paraburgosur më shumë sesa kanë kapacitete.

Sipas ministrit, çështja e numrit të të burgosurve duhet zgjidhur në mënyrë që të jemi me afër standarteve europiane.

“Jemi plus 190 të paraburgosur dhe të dënuar më shumë sesa kemi kapacitete. Nëse kemi 5818 të paraburgosur dhe të dënuar kapacitetet tona janë plus 190 më shumë. Referuar standarteve të BE, nuk do duhet të kishim këtë numër personash të paraburgosur. 2204 kemi të dënuar dhe po t’u referohemi standarteve të BE do duhet të kishim 30% si maksimum të numrit të paraburgosurve në raport me të dënuarit.  Jemi tek 2500 persona të paraburgosur më shumë sesa standartet e BE. Jemi mbi kapacitetet. Amnistia në këtë moment përveç parimeve të tjera, do na shërbejë edhe ne për të na krijuar një mundësi të sistemit siç duhet”, u shpreh Manja.

Megjithatë sipas ministrit, amnistia është një zgjidhje e përkohshme dhe krahas saj duhet menduar edhe për një zgjidhje afatgjatë.

"Amnistia është një zgjidhje e përkohshme. Duhet të mendojmë zgjidhje afatgjatë për ta sjellë në standartet që na kërkon BE. Paketën ligjore e kemi në përputhje me standartet e BE por kur vjen puna tek menaxhimi nuk është i tillë”, nënvizoi ministri.

Sipas Manjës, duhet të ketë forma të tjera të masave të sigurisë apo dënimeve. Ai tha se po shikohet mundësia e vënies në punë të mbikëqyrjes elektronike për të dënuarit.

“Masat e sigurimit, jo për çdo gjë duhet të shkohet drejt burgut. Masat alternative të dënimit, janë pushtet që e ka drejtësia. Por e thotë kodi që për veprat që dënohen deri në 5 vite, shërbimi i provës mund të jetë një zgjidhje, pra duhen parë dënimet alternative”, shpjegoi Manja.

ulsi manja amnisti penale burgje