TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Shtator 2025, 11:32

Selami Jenisheri mbështet PD-në në Kolegjin Zgjedhor: Zgjedhjet farsë që prej vitit 2021!

Shkruar nga Pamfleti

Selami Jenisheri mbështet PD-në në Kolegjin Zgjedhor: Zgjedhjet

Kryetari i partisë “Bashkimi Popullor i Pensionistëve”, Selami Jenisheri është paraqitur sot në Kolegjin Zgjedhor për të mbështetur Partinë Demokratike në betejën ligjore me KQZ lidhur me certifikimin e zgjedhjeve të 11 majit.

Për Partinë Demokratike sot është mundësia e fundit për të rrëzuar rezultatin e certifikuar e parlamentareve të zhvilluara më 11 maj.

Jenisheri pretendon se këto zgjedhje janë një farsë që prej vitit 2021.

“Ne nuk jemi deputetë për të mbyllur gojën këtu. Na i ka mbushur xhepat me para populli dhe jemi betuar aty se do t’i dalim zot. Duhet të përulemi përpara popullit”, thotë Jenisheri.

Lini një Përgjigje