Sulmuesi i Milanit, Santiago Gimenez, u bë protagonist në Botërorin 2026, por jo për një gol apo asist, por për një episod që lidhet me zbatimin e rregullores.
Në minutat shtesë të ndeshjes mes Meksikës dhe Ekuadorit, me rezultatin 2-0 në favor të Meksikës, u regjistrua kartoni i dytë i kuq i dhënë në bazë të "Rregullit Prestianni", i cili ndalon futbollistët t'u drejtohen kundërshtarëve duke mbuluar gojën.
Rasti i parë i këtij lloji u shënua në fazën e grupeve, gjatë ndeshjes mes Paraguajit dhe Turqisë, kur Almiron u ndëshkua sipas të njëjtit rregull. Këtë herë, ishte mbrojtësi ekuadorian i Arsenalit, Piero Hincapie, ai që u përjashtua nga loja.
Në një moment të takimit, Hincapie iu afrua me nervozizëm Gimenezit dhe i foli duke mbuluar gojën. Sulmuesi meksikan sinjalizoi menjëherë arbitrin Slavko Vinčić, i cili, pasi u thirr të rishikonte episodin në sistemin VAR, vendosi ta ndëshkonte mbrojtësin ekuadorian me karton të kuq.
Lini një Përgjigje