TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Korrik 2025, 18:15

Sërish masakër me plehrat në Elbasan, fushës së mbetjeve i vihet qëllimisht zjarri; “Eco-Alb” merr miliona dhe helmon banorët

Shkruar nga Pamfleti
Sërish masakër me plehrat në Elbasan, fushës së
Djegia e fushës së mbetjeve

Dy ditë pas thirrjes në prokurori të krerëve të 'Eco-Alb' dhe zyrtarëve të bashkisë, merr flakë fusha e mbetjeve në Elbasan...

Nuk kanë fund skandalet me mbetjet në Elbasan. Dy ditë pasi zyrtarët e bashkisë dhe përfaqësues të “Eco Alb”, kompanisë që duhet të bëjë incenerimin e mbetjeve, u thirrën në prokurori, sot i është vënë flaka fushës së plehrave.

Zjarri dyshohet i qëllimshëm, duke helmuar banorët e zonës. Është e disata herë që merr flakë fusha e mbetjeve dhe kjo bëhet me qëllim, pasi duke mos kryer procesin e incenerimit, plehrat digjen për të “pastruar” fushën. Por kemi të bëjmë me një masakër mjedisore dhe gjurmët të çojnë te “Eco Alb” .

Sërish masakër me plehrat në Elbasan, fushës së

Kjo kompani, e krijuar nga të gjitha bashkitë e qarkut për të menaxhuar dhe inceneruar mbetjet urbane, është kthyer sot në një organizatë kriminale financiare, e cila ka përvetësuar rreth 9 milionë euro fonde publike pa kryer asnjë shërbim real.

Sipas hetimeve të deritanishme, bëhet fjalë për një grup të organizuar me struktura të qarta dhe me role të ndara, që nga administratori i kompanisë, te financierët, punonjësit teknikë dhe mbështetësit politikë në bashki.

Qytetarët kanë paguar taksa për pastrimin e mbetjeve, ndërsa mbetjet janë lënë të kalben në natyrë dhe paratë kanë përfunduar në xhepat e një rrjeti të ngushtë individësh të lidhur me pushtetin lokal.

Sërish masakër me plehrat në Elbasan, fushës së

"Eco Alb" shpk kishte si mision përpunimin dhe incenerimin e mbetjeve, një shërbim jetik për komunitetin dhe mjedisin. Por hetimet kanë zbuluar se pavarësisht pagesave të vazhdueshme dhe deklarimeve financiare optimiste, shërbimi nuk është kryer realisht. Në vend të impianteve funksionale, ekziston vetëm një mekanizëm fiktiv për të gjeneruar fatura dhe për të zhdukur fondet publike.

Kompania është kthyer në një skemë mashtruese të mirëmenduar, ku fatura të rreme, raporte të falsifikuara dhe bashkëpunëtorë të heshtur në bashki kanë bërë të mundur vjedhjen më të madhe të fondeve të dedikuara për mjedisin. Tani për të fshehur gjurmët, duket se plehrat po digjen. /Pamfleti

 

Lini një Përgjigje