TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Korrik 2025, 15:40

Shtohen urgjencat kardiake/ I nxehti përkeqëson problemet e zemrës, mjekët thirrje qytetarëve: Kujdes në orët e pikut

Shkruar nga Pamfleti

Shtohen urgjencat kardiake/ I nxehti përkeqëson problemet e

Vala e të nxehtit që ka përfshirë vendin  ka shtuar  urgjencat pranë Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë. Më së shumti  pacientët kërkojnë ndihmë për shkak të humbjes së ndjenjave dhe problemeve kardiake. Rreziku kryesore sipas mjekëve vjen nga dehidrimi apo humbja e lëngjeve.

I nxehti shkakton dehidrim. Djerësitje të theksuar. Mekanizëm  që mban të ulur temperaturën e  trupit por në mënyrë të shtuar humbet kripëra të domosdoshme për funksionim të mirë të organizimit.  Humbja  e ujit çon në tharje të lëkures, gojës dobësi dhe kur ekspozohemi edhe më shumë në të nxehtë arrijmë  gjendje konfuzioni  ose humbje koshience”, shprehet mjekja Daniela Teferiçi.

Pini ujë edhe nëse nuk keni etje është këshilla e mjekëve në këto ditë të nxehta. Kështu mund të parandaloni dehidrimin dhe humbjen e kriprave të nevojshme për të ruajtur ekujlibrin në organizëm. Ndërsa ata që kanë probleme me zemrën duhet të rishikojnë dozat e barnave.

Te pacientët me sëmundje kardiake bëjnë hipotension , ndodh disletacioni I enëve të gjakut  që të djerësisim sa më shumë, të eleminojme nxehtësi,  çon në ulje të tensionit arterial se janë në terapi”, thotë Teferiçi për Abcnews. 

Atyre që po pushojnë në plazhe mjekët ju sugjerojnë të bëjnë kujdes dhe të mos futen menjëherë në det pas qendrimit  të gjatë në çadër.

“Ndryshimi i menjëherëshëm I temperaturës nga I nxehti  futesh në ujë shakton vazospazmë e arterieve koronare. Ndodhe spazma e arterieve koronare. Në atë moment të  futjes në ujë të ftohtë nëse ndodh ky ngushtim, I arterieve koranare me pasojë infarktin, ose kur  bën vdekje të papritur nga mbyllje e enëve të gjakut. Normalisht ndodh tek personat që mund të kenë një sëmundje ndoshta të paditur, një ngushtim të arteries ose të rinj që konsumojnë lëndë narkotike persona të tjillë janë shumë të prirur”, përfundon Teferiçi

Në këtë valë të nxehti që duket se do të zgjasë  mjekët këshillojnë të gjithë grupmoshat   të reduktojnë   lëvizjet në orët e pikut dhe të mundohen  të qëndrojnë në mjedise të freskëta.

Lini një Përgjigje