Altin Ndoci nuk është arratisur, por është liruar. Kjo ishte deklarata e fortë që dha Shemsi Prençi, ekspert i sigurisë dhe ish-drejtues i lartë i Policisë së Shtetit, në episodin e fundit të podcastit “Të Pashoq”. I pyetur për ngjarjen që tronditi sistemin penitenciar dhe opinionin publik, Prençi tha se nuk bëhet fjalë për një akt të planifikuar nga jashtë, por për një lirim të mirëorganizuar nga brenda sistemit.
-Tani, të vijmë pak tek arratisja e Altin Ndocit. Sipas jush, ishte e mirëorganizuar, me ndihmë nga të gjithë krahët? Si e shihni ju, meqenëse jeni njeri që i njihni të tilla metoda?
Ngjarjen e Durrësit unë nuk pranoj ta konsideroj arratisje. Sepse s'ishte arratisje.
-Ishte lirim?
Po, ishte lirim. Tani me dashje direkte apo indirekte, këtë do ta vërtetojë organi i prokurorisë, por ishte lirim. Ishte lirim duke filluar nga piramida e sistemit të Ministrisë së Drejtësisë dhe sistemit të burgjeve. Fakti që Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve kishte përcaktuar që një i paraburgosur, i akuzuar për disa ngjarje kriminale, për vrasje me pagesë, minimumi për katër, të trajtohej në një burg të zakonshëm atje ku trajtohet kryetari i Bashkisë Tiranës dhe ministri Beqaj, trajtoheshin dhe jo një, por 34 persona me rrezikshmëri të lartë që akuzohen për krime ndaj jetës së personit. Fakti që ditën e nesërme...
-U transferuan në Peqin.
Po. Fakti që ditën e nesërme Ministri i Drejtësisë jo vetëm shkarkoi këta, por urdhëroi që edhe këta të burgosur të tjerë të transferoheshin në një burg të sigurisë së lartë në Peqin, tregon që kemi të bëjmë me një degradim të sistemit të burgjeve në Republikën e Shqipërisë. Se kush e ka bërë, Ministri i Drejtësisë mëparshëm apo ky ministri që ka katër muaj apo tre muaj që ka marrë detyrën, kjo vlen për t'u verifikuar. Por, në dijeninë time, sipas informacioneve, këto persona me rrezikshmëri të lartë kishin shumë kohë që trajtoheshin në Durrës. Kishin mbi një vit disa, kishin mbi një vit e gjysmë, kishte që kishin gjashtë muaj, kishte që kishin shtatë muaj. Ama, ishin 34 persona me akuza për krimi ndaj jetës së personit. Vrasës me pagesë apo killera vetë për çështje personale, kjo pak rëndësi ka, por vrasja është vrasje. Pra, të trajtohet në një burg të zakonshëm vrasësit, ose vrasësit me pagesë, ose krerët e grupeve të strukturuara kriminale, në të cilin mendohej që kishte dhoma me kushte që i kalonte një hotel me katër apo tre yje dhe shkonte drejt pesë yjeve, në kuptimin figurativ të fjalës. Pra kjo nuk është përgjegjësi e drejtorit të burgut dhe e atyre policëve që kanë përfunduar në burg. Kjo është një degradim i sistemit të cilët të detyron që njerëzit për shkak të bukës së gojës, thotë "unë do bëj atë që ka thënë drejtori". Por, të drejtën dhe kompetencën për të transferuar një të burgosur me rrezikshmëri të lartë nga një burg i sigurisë së lartë në një burg të zakonshëm si i Durrësit, nuk e ka ai polici që ka pasur për të shkuar për ta shoqëruar tek...
Kanë përgjegjësi, ata kanë përgjegjësinë e rregullave të sigurimit gjatë shoqërimit nga vendi i vuajtjes së dënimit apo paraburgimi për të marrë mjekimin. E nëse ti nuk je dakord, kundërshto shërbimin, sepse nuk mund të shkoj me X-in dhe Y-nin, sepse X-i dhe Y-ni duan t'i bëjnë nder dhe ta trajtojnë me dinjitet, në thonjëza, një të burgosur dhe unë nuk bëhem pjesë e asaj për t'u viktimizuar.
Lini një Përgjigje